racingpigeonskosova
  Kuti Kosovar
 

KUTI KOSOVAR

 

 

 

 
 
 
 

 

 

Ky pellumb është njëra ndër rasat e kutave më të  vjetër në Kosov që  është kultivuar në të gjith vendin e Kosoves varsishit nga krahina në krahin ka ndryshuar roli i këti pellumbi. Pellumbajtësit e Prizerenit e kultivuan këtë pellumb për arsye se shumica e pellumbajtësve të Prizerenit kultivonin  pellumba rrotullues pra (Dyneka) të Kosoves dhe fluturimi i këtij pellumbi i nevojitet dynekit për arsye se ka një fluturim të shpejt. Të njetin rol e lujati edhe në Mitrovic dhe vendet ku u kultivua Dyneki I Kosoves.

Ky pellumb u kultivua edhe në Drenic e Prishtin, po në këto vende jo vetëm për ti sherby dynekut  sepse drenicasit nuk e  kultivuan aq shum dynekin ose shum pak, në Prishtin u kultivua pllumbi rrotullus por kishte nga ata që e mbanin për arsye tjera ku do ti tregojm në vazhdim.

Sipas disa informatave të cilat me vështirsi i gjenim,  se cila ishte dashuria e keti pellumbi ? Duhet permendur pellumbajtësin e vjetër dhe të ndjer Ahmet Elezin (Kola) ku në biseda për pellumba duke tregu për migjen e tij Ramadin dhe një pëllumbajtës tjetër Sejdi Franca nga fshati (Qendres) që kultivonin këta pëllumba ku dashuria ndaj këti pellumbi ishte e shumë arsyeshme disa nga keto arsye janë: shkuarja e tij në lartësi deri sa te hupet me një shpejtësi të madhe dhe fluturim rrethor kurse zbritja e tij nga lartësija pelqehej të lëshohej si guri, ndërsa për disa pëllumbajtës  të tjerë kerkohej nga lartësia e quajtur pik të hap krahët dhe mos ti leviz deri sa të afrohet ngat shtëpis së pëllumbave, ka një trup dhe qëndrim ku kokën në të shumtën e rastëve e mban lartë dhe gjoksin e hedhur para, kurse këndimi I tij I parreshtur dhe levizja nga vendi në vend duke rrehur krahet si thonë pellumbajtësit të bën të jesh me disponim.   Perveq emrit Kut ky pellumb është quajtur edhe gjoksali.

Sipas disa informatave perveq ngjyres së kaltërt dhe me krah të bardh ka pas edhe të bardh krejtesisht po nga trupi forma dhe syt nuk ka ndryshuar. Studiuesi I pellumbav racor Enver Gashi pohon se me ardhjen e turqëve në viset tona është bër kryqezimi i këtyne pëllumbave me pëllumba turk dhe pikrisht me racen Azman.

Pëllumbajtesit e vjetër thonë për këta pëllumba dhe sipas tregimev ky pëllumb ka aftësi të kthehet nga nje largësi prej 50 km.

Fjala Kut ka mbet sipas thënjes popullore për vashat që kanë pas gojën e vogël si kuti dhe shpesh her e gjejmë në këng popullore “Gojën si kuti dhëmbet si inxhi” pra ky është një varg nga kënget popullore për vashën, andaj edhe ky pëllumb ka një sqep të vogël e të bukur, besoi se edhe këtë fakt do të na spjegoi zoti Enver Gashin në librin e tij për pëllumba që shpresojm të botohet në muajt e ardhshëm të keti viti.

Kuti original Kosovar ka syt e kuq paksa të zgurgulluar, sqep te vogel, këmbët e trasha dhe të shkurta, gjoksin e fortdhe te hedhur para, ngjyra e kaltërt dhe në maje me krah të bardh dikur ka pas krejtësisht të bardh.

 

I lusim të gjithë pëllumbajtësit që kanë njohuri të na ndihmojn në në dhënjen e informatave   për këtë pëllumb(Kut).

 

Autori:

 

Betim Elezi student i Etnologjis.




 

 
 
 
 

Din overskrift

 
 
 
 
  Today, there have been 1 visitors (2 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free