racingpigeonskosova
  Pellumbi i PEJES BALLUKAJ PEJAN
 

Pëllumbi i Pejës

 

 

 

 

 

 

PËLLUMBI I PEJËS  - BALUKJA PEJANE

 

Fajala ”baluke” spejgohet si një tufë puplash të gjata, që bie mbi ballë; tufa  e ballit. Baluke të gjata (të dredhura). Baluket e ballit. Baluket e hedhura para.

Ky përshkrim i përshtatet më së miri pëllumbit të bukur të Pejës i cili me shekuj është i njohur si Pëllumbi i Pejës.

Historia dhe preardhja e Balukes pejane është mjaft e diskutuar.

Nuk dihet saktësishtë se çfar ë kryqëzimi është bërë për të hedhur në dritë këtë racë elegante dhe mjaft të dëshiruar. Ka një pamje e cila dallon nga pëllumbat e zakonshëm të Kosovës.

Se kur ka filluar kultivimi dhe standardizimi i kësaj race është mjaft mistike.

Nuk ka ndonjë dokument të shkruar q ë   t ë   mund ë   t ë   v ë rtetoj ë  prejardhjen e kësaj race.

Vetëm dihet sipas gojëdhënave dhe disa dokumenteve kishtare se është mbajtur nga qytetarët e Pejës dhe ka qen ë shumë i adhuruar nga klerikët e asaj kohe.

Dardanët ishin ndër të parët që e përqafuan krisht ë rimin dhe kishat në Kosovë datojnë të jenë të ndërtuara rreth viteve 345 pas Krishtit.

Burimet e kishës serbe tregojn ë për pëllumbat të cilët u gjetën në oborret e kishave, si,fjala  vjen,  pëllumbi ilir ashtu edhe  balukja pejane.

Nuk ka burime se nga erdhi kjo racë, por dihet q ë   kultivimi i mëtejsh ë m i saj ishte bërë si nga

qytetarët e Pejës dhe  rrethinave, ashtu edhe nga klerikët.

Ndoshta klerikët dardan ë ishin ata të cilët e sollën këtë racë në qytetin e Pejës apo ka egzistuar që nga lashtësia ilire, kjo le të mbetet një gjë për studim.

Nuk është ndonjë fluturues i mir ë , por ka një bukuri të rrallë.

Pëllumbi i Pejës është një variant i  veçant ë i pëllumbave fluturues dhe ekspozues.

Ajo çka e bën specifike është forma, ngjyra dhe balukja e saj e cila duket si një tufë flokësh që bien mbi ballë apo mund të themi si flokë që lëshohen mbi ballë, ”flokët e ballit”. Në disa raste balukja duket si një tufë e dredhur.

Ajo çka e bën të dallohet nga pëllumbat e  tjerë është qendrimi i lartë, sqepi i shkurt ë r, rrathët e syve të cilët jan ë lyrthak ë dhe balukja apo tufa në kufi të sqepit e cila ndryshe mund të quhet edhe xhufka afër sqepit.

Dredha e puplave parqitet në disa variante: baluke para apo në qëndrim vertikal, si baluke në të djatht ë dhe si baluke në të majtë.

Sqepin e ka të shkurtër dhe të trashë, por kjo  nuk  mjafton për t’i rritur të vegjlit e tij.

Ngjashmërin ë  më të madhe nga të gjithë pëllumbat ka me pëllumbin kinez të quajtur rrotulluesi gjoksharkor kinez (Chinesischer ëeiszschild tümmler).

Këta pëllumba kan ë shumë ngjashmëri, por gjithashtu kan ë edhe dallimet e tyre. Ndoshta mund t ë ken ë një prejardhje të njejtë para qindra viteve.

Ngjashmëria: trupi i tyre është i p ë raf ë rt, të dy llojet ë kan ë sqep të shkurtër dhe baluke të dredhur.Egzistojnë edhe variante të njejta të ngjyrave si ajo bardhë e zi dhe ajo kuq e zi.

Dallimet: pëllumbi kinez ka sy me ngjyrë portokalli, kafe të errët dhe sy të zes, kurse pëllumbi i Pejës ka sy të bardhë. Qafa te pëllumbi i Pejës është më e shkurtër dhe koka më e madhe. Sqepi te pëllumbi kinez është më i gjatë. Kjo nuk është shumë e dukëshme, por pëllumbi kinez ka sqep të mjaftueshëm për rritjen e të vegjëlve të tij. Kurse pëllumbi i Pejës ka vështirësi në ushqimin dhe rritjen e të vegjëlve për shkak të sqepit shumë të shkurtër. Kjo ndoshta edhe është arsyeja e vetme e pranis ë së vogël të kësaj race.

Sipas dëshmive egzitsuese pëllumbi kinez i këti lloji ka egzistuar që nga viti 1127 dhe është kultivuar nga dinastia e  Chingut (Ching-Dynasti). Kurse në Evrop ë është i njohur që nga viti 1960 dhe disa vite më her ë t në SHBA.

Kurse sipas burimeve kishtare, për pëllumbin e Pejës dihet egzistenca e tij që nga viti 1346.

Sikurse në Kosovë ku pëllumbi i Pejës është i rrallë, ashtu edhe në Kinë ky lloj pëllumbi është i rrallë sepse dominojnë racat me sqep të gjatë.

Balukja e Pejës në ditët e sotme kultivohet me një fanatizëm të veçantë në Pejë, por  edhe në Prizren dhe rrethinat e  tij megjithse me një numër më të vogël.

Jashtë kufive të Kosovës kultivohet në Serbi dhe diasporë.

 

PËLLUMBI I PEJËS - BALUKJA PEJANE

 

Standardi:

Emri origjinal: pëllumbi i Pejës

Emra tw tjerë: balukja pejane dhe buçkalia e Pejës

Grupi: pëllumbat fluturues 

Nr. I standardit evropian:00

Madhësia e unazës: 07

Gjeneza:

Historia dhe prejardhja e balukes pejane është mjaft e  diskutuar.

Nuk dihet saktësisht se çfar ë kryqëzimi është bërë për të hedhur në dritë këtë racë elegante dhe mjaft të dëshiruar. Ka një pamje e cila dallon nga pëllumbat e zakonshëm të Kosovës.

Se kur ka filluar kultivimi dhe standardizimi i kësaj race është mjaft mistike.

Për këtë rac ë  sipas burimeve kishtare  flitet që nga viti 1346.

Ndërtimi trupor:

Është një pëllumb i mesëm dhe peshon nga 300 deri në 350 gram.

Ka një trup kompakt të qendrueshëm.

Përshkrimi i racës:

Është i mesëm, i fuqishëm dhe me kok ë të rrafshët.

Baluken (xhufkën) e ka si një dredhë apo tufë puplash të tubuara afër sqepit dhe pupulat fillojnë të mblidhen nga të dy anët duke krijuar një baluke elegante.

Sytë i ka të theksuar dhe zakonisht me ngjyrë të bardhë (tamli).

Sqepi është i shkurtër dhe i trashë  dhe ka ngjyrë  lëkure (të bardhë). Trashësia e sqepit fillon nga pjesa e kokës dhe shumë shpejt përfundon në një maj ë të mprehtë sqepore.

Qafën e ka  gjithashtu të shkurtër dhe muskuloze. Qafa fillon nga supet dhe bashkohet me kokën harkore me një horizont të rrafshët .

Gjoksi është i gjerë dhe i hedhur para.

Shpina është e rrafshët dhe e pjerrake deri te bishti.

Krahë të mesëm dhe të qendrueshëm të cilët qendrojnë mbi bishtin e tij.

Bishti vazhdon nga vija e shpinës dhe numëron 12 pend ë të gjata dhe të gjera.

Këmbët I ka të mesme dhe pa pupla.

Puplat:

Ka një shkëlqim të mjaftueshëm të puplave t ë gjoksit, I cili është I zakonshëm dhe metalik.

Gabime t ë   mundshme:

Kur ka një trup të dobët, të gjatë apo shumë të shkurtër; kur e ka sqepin t ë   mesëm dhe të gjatë; kur nuk ka baluke dhe kur ka sy me ngjyra t ë tjera nga e bardha.

 

 

 
Pëllumbi i Pejës - Kultivues z.Arben Basha
 
 

Pëllumbi i Pejës - Kultivues z.Arben Basha

 
Pëllumbi i Pejës - Kultivues z.Arben Basha

Pëllumbi i Pejës është traditë familjare e familjes Basha.
 
Pëllumbi i Pejës - Kultivues z.Arben Basha
 
 

Pëllumbi i Pejës - Kultivues z.Arben Basha

 
 
 
Pëllumbi i Pejës - Kultivues z.Arben Basha
 
 

Pëllumbi i Pejës - Kultivues z.Arben Basha

 
 
 
Pëllumbi i Pejës - Kultivues z.Arben Basha
 
 

Pëllumbi i Pejës - Kultivues z.Arben Basha

 
 
 
 
 
 

Pëllumbi i Pejës - Kultivues z.Arben Basha

 
 
 
 
 
 

Pëllumbi i Pejës - Kultivues z.Arben Basha

 
 
 
 
 
 

Pëllumbi i Pejës - Kultivues z.Arben Basha

 
 
 
 
 
 

Pëllumbi i Pejës - Kultivues z.Arben Basha

 
 
 
 
 
 

Pëllumbi i Pejës - Kultivues z.Arben Basha

 
 
 
 
  Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free