racingpigeonskosova
  Pellumbi ilir
 

COLUMBA ILYRICA - PELLUMBI ILIR

 
 
 

 

 

 

 

ILIRËT DHE PËLLUMBI  ILIR - MITOLOGJIA DHE KULTET

 

Popujt që u bënë më të njohur në historinë e lashtë të Ballkanit janë grekët, ilirët dhe trakët. Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, janë ndër banorët më të lashtë të gadishullit ballkanik. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropogjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre.

Problemi i prejardhjes s ë ilirëve me veçoritë e  gjuhësore e kulturore, ka përbërë një nga synimet më kryesore të ilirologjisë.

Rreth këtij problemi janë shfaqur pikëpamje të ndryshme të cilat ndahen në dy teori kryesore:

teoria e cila ilirët i konsideron si banor ë autokton ë të Ballkanit dhe

teoria q ë i konsideron ilir ë t si të ardhur në Ballkan.

Në mesin e teorive që i konsiderojn ë ilirët të ardhur në gadishullin ballkanik, ka mospërputhje si përsa i takon vendit nga vijnë, ashtu edhe kohës së ardhjes së tyre.

Zbulimet arkeologjike të Pasluftës së Dytë Botërore  vërtetojn ë autoktonitetin e ilirëve.

Teori të shumta pasqyrohen edhe  në spjegimin e kulturës ilire, duke e krahasuar me kultura të ndryshme evropiane dhe botërore.

Çështja e prejardhjes së ilirëve është e reflektuar edhe në përshkrimin e kulteve të tyre,  e lidhur ngushtë me lëvizjet apo moslëvizjet e tyre masive.

Kulturën shoqërore dhe artistike, ilirët e zhvilluan në trojet e tyre etnike.

Arti ilir në periudhën e hershme të hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ.

Arti figurativ në Iliri u zhvillua më vonë; atë e shohim të përfaqësuar në figura të ndryshme kafshësh të trajtuara në mënyrë të stilizuar si dhe në objekte të tjera, si art dekorativ i ndërthurur me motive gjeometrike.

Arti figurativ ilir parahistorik kufizohej kryesisht në punimet me baltë ose në bronz të figurave të kafshëve, të shpendëve të cilët kishin të bënin me kultet fetare.

Kulti ishte si një shërbesë fetare për nder të një hyjnie dhe  q ë   paraqiste n ë   vetvete  nj ë   ceremoni mistike organizuar  për këtë qëllim.

Gjurmët e shumta të kulteve shprehen përmes motiveve të ndryshme, që zbukuronin objektet e veçanta dhe që në mënyrë grafike simbolizonin shpendët, gjarpërin, diellin e të tjera.

Kulti ilir i diellit ishte shumë i rëndësishëm. Ky kult  tek ilirët shprehej dhe përmes varëseve të ndryshme në formë t ë shpendëve.

Një ndër kultet shumë të rendësishme në jetën ilire  ishte pa dyshim kulti i shpendëve i cili paraqitet në shumë figura simbolike të kulturës materiale. Nga kjo del se shpendët kan ë luajtur një rol të rëndësishëm në simbolikën ilire.

Ndër shpendët që më së shpeshti i gjejmë në r ë nojat me  origjin ë ilire të njohura deri më tani jan ë shqiponja dhe pëllumbi.

Kulti i këtyre shpendëve është dokumentuar me burime arkeologjike dhe ato të shkruara.

Mirëpo, as burimet materiale e as ato të shkruara nuk janë të mjaftueshme për të pasur një pasqyrë të qartë mbi të gjitha aspektet e këtyre kulteve në të gjitha viset ilire.

Shpendët si simbole i gjejm ë shumë her ë t dhe pa dyshim  jan ë  ndër simbolet e para që njeriu i ka përdorur për përshkrimin e kulteve të besimit fetar.

Numri i madh i paraqitjeve të shpendëve flet për atë që këto simbole kanë ekzistuar në mënyr ë paralele me kultet dhe simbolet tjera.

Kjo është edhe një dëshmi se shpendët kan ë jetuar në mesin e njerëzve që nga kohët e lashta.

Kwto  paraqitje  të shumta të shpendëve (tek  disa prej tyre do të ndalemi n ë   vijim), kanë pasur pa dyshim domethënie simbolike: është e qartë se ky  shpend  në religjionin dhe simbolikën e ilirëve ka pasur rol shumë të theksuar.

Edhe pse figurat e shpendëve jan ë të shumta ato nuk mjaftojn ë për njohjen e kultit të shpendëve.

Ky fakt, ndërkaq, nuk mund  t ë   na  bind ë p ë rfundimisht se  ilirët nuk e kanë njohur kultin e shpendëve, përkatësisht të shqiponjës dhe pëllumbit të tyre.

Edhe burimet e shkruara në periudhat e më vonëshme kanë rëndësi të jashtëzakonshme për arsye se bëjnë të mundur që për kultin e shpendëve te ilirët të njohim disa veçori të rëndësishme të cilat nuk do të mund t'i nxirrnim vetëm nga materiali arkeologjik.

Sipas burimeve kishtare shpendët më të rëndësishëm ishin shqiponja dhe pëllumbi ilir i njohur me emrin Engjëllesha Ilire.

Shqiponja mbeti një simbol kombëtar, kurse pëllumbi ilir  një legjend ë e gjallë, por deri më tani shumë pak e njohur ndër ne. Dihet  tashm ë se   ngjyrat dominuese tek ilirët kan ë qen ë   e kuqja dhe e zeza.

Pik ë rsiht me  k ë to  dy  ngjyra,e gjejmë pëllumbin ilir (columba illyrica) dhe insektin ilir (stictoleptura cordigera illyrica) dhe pikërisht me të njejtën ngjyrë është edhe flamuri kombëtar shqiptar.

Nga epoka ilire përveç  pëllumbit ilir kemi edhe disa kafshë dhe barishte të cilat edhe sot e k ë saj  dite  mbajn ë emrin e ilirëve.

Nd ë r  to  ia vlen të përmenden:

detari ilir (illyrian sheepdog), peshku ilir (squalius illyricus)- ndryshe quhet edhe mëlyshi i zi, kërmilli ilir (campylaea illyrica ), insekti me ngjyra kuq dhe zi -(stictoleptura cordigera illyrica). Gjithashtu po emrin ilir mbajn ë edhe shumë barishte si: iris illyrica, petrorhagia illyrica, knautia illyrica, illyrian thistle, pancratium illyricum, onopordum illyricum  dhe shumë tjera të cilat vërtetojnë lashtësinë e ilirëve.

N ë   r ë nojat ilire jan ë gjetur shumë figura dhe vizatime shpendësh të cilat mund të jenw imitim i pëllumbit ilir - engjëlleshës ilire.

Vlen të përmendet pëllumbesha e Vuçidollit e gjetur në vendpunishten e Vuçidollit të quajtur Gradac.

Vucidolli është një vendbanim 5 km në afërsi të qytetit Vukovar të Kroacisë.

Fjala  ë sht ë p ë r një skulptur ë    pëllumbi  gjetur në vitin 1938.

Mendohet se është punuar 2000 deri në 3000 vite para lindjes së Krishtit.

Figura është e ndërtuar në një stil religjioz dhe është një simbol i civilizimit evropian.

Pëllumbesha është e gjatë 19,5 cm dhe duket të jet ë një pëllumb i cili është kultivuar në Evrop ë para 4500 viteve. Skulptura është figura më e vjetër e pëllumbave e gjetur në Evrop ë .

Nuk dihet saktësisht se për cilin pëllumb është fjala, por nga pamja ka ngjashmëri të madhe me pëllumbin ilir.

Vlen të përmenden edhe rrethet e vogla unazore të veshëve (vathët ilir ë ) të gjetura në Trebenishte të Ohrit. Jan ë rrath ë të vogla veshësh të punuara prej metali (ari) të cilët shërbenin për zbukurimin e veshëve të grave ilire. Edhe këta zogj të bukur q ë kan ë mar ë emra të ndryshëm, nga pamja  duken se jan ë një zbukurim me motiv nga pëllumbi ilir.

Figurat e paraqitura në këta vathë jan ë shumë të ngjashëm me pamjen, ngjyrat dhe përmbajtjen e pëllumbit ilir i cili paraqitet  me një qëndrim të lartë të kokës dhe me  shpin ë n vertikale e cila bashkohet me bishtin  duke mos e humbur vetikalitetin e saj.

Xhufka mbi kokë ë sht ë   e  dallueshme mjaft  qart ë ashtu si  dhe  ngjyrat e  arit në të gjith ë   trupin e tyre. Karakteristikat q ë   permend ë m,duke  shtuar dhe  krah ë t  e  zes,  jan ë tiparet kryesore t ë  pëllumbave ilir ë edhe në ditët e sotme.

Në mitologjin ë popullore si një tërësi e miteve të popullit, pasqyrohet në mënyr ë fantastike ndërgjegja e njerëzve të periudhave  më t ë her ë shme të jetës së popullit tonë.

 Edhe në periudhat e më vonëshme shpendët patën një rëndësi të posaçme. K ë to  d ë shmi i gjejmë në shkrime, këngë popullore, piktura dhe skulptura.

Kultivimi i pëllumbit në disa raste paraqitet edhe si një mëkat.

Kjo dëgjohet shpesh nga fjalët popullore se " është gjynah ta mbash pëllumbin". Është mëkat ta kultivosh pëllumbin.

Ndoshta kjo mund të jetë një mitologji e lashtë që nga periudha ilire ku pëllumbin ilir e konsideronin si engjëllor.

”Është mëkat ta mbash pëllumbin e mbyllur” vjen si një shprehje se pëllumbi duhet të jetë i lirë, ashtu sikurse është krijuar nga natyra si një shpend i lirë.

Kemi gojëdhëna tjera të cilët pëllumbin e konsiderojn ë të shenjt ë :  si,fjala vjen,shpehja ”pëllumbi i shkruar”. Pëllumbin Zoti e ka dalluar nga shpendët e tjerë duke e shkruar me vija në krahë dhe duke e ngjyrosur me ngjyrat më të bukura.

Këngë popullore:

                                   O pëllumb me krah ë të shkruar

                                   Fluturo e kah do të shkoshë

                                   Per Vardarin me shumë valë

                                   Atje je prej shenjës së parë….

 

Në mitologjin ë popullore pëllumbat paraqiten edhe si shpend ë fatidikë:

pëllumbi i bardhë sjell liri, lumturi,dashuri, sjell të gjitha të mirat që të bëjnë të gëzuar, simbolizon ndjenjat dhe gjendjen e kënaqësisë së thellë dhe e gëzimit të madh që kemi kur na

plotësohet një dëshirë e zjarrtë, kur ia arrijmë një qëllimi të lartë, kur gjithçka na vete  mbarë. Simbolizon pra lumturin ë e përgjithshme (familjare, vetjake).

Popullore:

                                   Si freskia e detit erdhi pëllumbi i bardhë…

 

Pëllumbi i zi simbolizon të keqen, ndjell kobin, mjerimin e madh, fatkeqësin ë , vdekjen. Prandaj  thuhet: pëllumbi i zi -  kob i zi.

Përveç mitit t ë pëllumbit në mitologjin ë popullore kemi edhe mite tjera të shpendëve të cilat  vërtetojn ë   rendësin ë e tyre në jetën e popullit ton ë .

Njihen edhe mite të shpendëve t ë tjerë sipas të cilave këngët e tyre sjellin fatin apo fatëkeqësin ë e njeriut.

Si shpend ë tjerë  fatidikë në kulturën tonë njihen bilbili dhe qyqja.

 

 

 

Në poezitë popullore të mëposhtme e gjejmë së bashku fatthënien e billbilit dhe qyqes:

                                   Iku dimri, erdhi vera,

                                   erdh behari, çeli ferra,

                                   borziloku e trëndafili,

                                   mbani vesh ç'thotë bilbili:

                                   erdhi vera çeli molla

                                   me shëndet robat e holla!

                                   Pse s'këndon, ti murga qyqe,

                                   pse s'këndon?

                                   Kur të vij' koha e verës,

                                   kur të mbushet mali gjethe,

                                   mali gjethe, fusha lule,

                                   fusha lule,  fshati trima,

                                   fshati trima, lumi nuse,

                                   lumi nuse, sheshi çupa,

                                   ahere do këndonj unë.

 

                                   Dardhë, korçë

 

Zëri i bukur i shpendëve p ë rshkruhet edhe nga poet ë dhe shkrimtar ë të shumtë.

 

Naim Frashëri:

 

                        Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,

                        e qyqeja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,

                        tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,

                        bashkë me shpest edhe unë t'ja thërres këngës e t'ja them.

 

 

 

Pas pushtimit të trojeve ilire nga perandoria romake po thuajse çdo gjë kishte mar ë një kahje tjetër. Tashmë ilirët bënin një jetë të robëruar dhe merreshin vetëm me bujqësi dhe blegtori.

Romakët e zbuluan pëllumbin ilir i cili ishte i pa njohur për ta.

Pëllumbi ilir është krijesa e gjallë dhe e pa ndryshuar e gjurmëve të stërgjyshërve tanë me ngjyra fantastike të cilat nuk i gjejmë dot te pëllumbat tjerë. Është e vërtetuar se është fjala për pëllumbin e vjetër ilir Columba ilyrica siç e quanin romakët.

Është i njohur për nga ngjyrat thelb ë sore ngjyr ë bronzi dhe bakri.

 

Emri shkencor është Columba Illyrica, kurse emrin Archangel përdoret në SHBA dhe Angli që në shqip don të thotë kryengj ë lli. Në Evropë përdoret me emrin “gimpel”.

 Emri “gimpel” është përdorur në gjithë Evropën përveç Britanisë së Madhe. Në Britani, emri “archangel” është përdorur për të përshkruar vetëm pëllumbin ilir me ngjyrë të errët bakri (variantin p ë r  t ë   cilin fol ë m  më sipër), kurse të gjitha variantet tjera quhen “gimpel”.

 

 

 

 

Pëllumbi kishte xhufkë me maj ë dhe  ngjyra fantastike me shkëlqim metalik të cilat nuk ishin parë deri atëhere. Duke pasur parasysh rendësin ë simbolike të këtij pëllumbi, romakët e morën dhe e kultivuan më tutje dhe i dhanë emrin “columba illiyrica” që në shqip don të thotë “pëllumbi ilir”. Ashtu si grekët të cilët  morën dhe  përvetësuan perëndit ë pellazge, si Zeusi, Af ë rdita, Athina,  e  të tjera të cilat nuk mund të jen ë perëndi greke pasi keto fjal ë nuk kan ë asnje lidhje me   greqishten, por me një gjuhë tjetër, gjuhën shqipe,  edhe romakët e përvetësuan  gudinën zana dhe pëllumbin columba illyrica. Pëllumbin ilir romak ë t e kultivuan më tutje dhe  ishin të parët të cilët e shpërndan ë  në Evropë dhe Azi. Emri i pëllumbit ilir mbeti i pandryshuar, por me arritjen e tij në Angli dhe Gjermani, ai  pag ë zua me emrat “archangel” në Angli dhe “gimpel” në Gjermani.

Nd ë rkaq  kristianizmi u p ë rhap në botë, shumë shpejt ai ishte përqafuar nga romakët dhe përmes tyre gjithashtu shumë shpejt erdhi edhe te ilirët.

Ndërrimi i besimit i cili në fillim ishte shumë i ngadalshëm solli si rezultat edhe ndryshimin e kulteve dhe simboleve të vjetra.

Edhe pse ndryshimi ishte i theksuar në legjendat dhe mitet e ilirëve, disa nga ato jetuan edhe më tutje. Shum ë   prej tyre i gjejmë edhe sot, si “syri i keq”, perëndesha zana, gjarpëri i shtëpisë, legjendat e shpendëve e të tjera.

Kur kristianizmi e kishte përfshir ë territorin përreth Adriatikut, pjesa administrative dhe organizative e popullat ë s ishte bërë kisha. Pëllumbi ilir ishte përvetësuar dhe kultivuar në kishat e  krishtere si një pëllumb engjëllor.

Kishat në Kosovë datojnë të jenë të ndërtuara rreth viteve 345 pas Krishtit.

Përqafimin e krishterimit nga ilirët e vërteton edhe  at Nikoll ë Marku në një letër ,(kisha e Shën M ë risë n ë Elbasan) let ë r n ë   t ë   cil ë n  flitet  rreth orthodoksise dhe krishterimit ne Kosovë.

Pjesë nga letra:

Krishterimi nuk ka qenë vetëm i Bizantit, por i gjithë viseve nga lindja në perëndim.

Dokumentet vërtetojnë…se krisht ë rimi në këto vise është i kohës apostolike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Qysh në vitin 342 pas Krishtit përmendet Peshkopata e Ulpianës e cila nën administrimin e saj kishte territorin e Dardanisë. Në vitin 535 pas Krishtit perandori Justinian kishte riorganizuar Kishën e Lindjes ku bën pjesë edhe Dardania ( Kosova e sotme) e  cila krijoi një

peshkopatë të re që u quajt ''Justiniana e pare'' dhe q ë e kishte qendrën në hap ë sirat dardane.

 

Deri në shekullin e tet ë  krishterimi u administrua sipas kombësive dhe popullatave në mënyrë të pavarur, në bazë të traditës së mëhershme dhe në bazë të kulturës dhe gjuhës së tyre duke p ë rdorur  të njejtën liturgji d.m.th ungjijt ë , letrat dhe shkrimet e apostujve. Po përsëri perandori Justiniani në "novelën cxxxi" ndër të tjera thotë: "... shumë i lumuri në këtë kohë, kryepeshkopi i vendlindjes sonë ( Bederiana në Dardani) dhe që u quajt "justiniana e pare".Justiniani është edhe autori i termit "besimi i drejtë" që në greqisht do të thotë “orthodoks”.

Ardhja e sllavëve dhe barbar ë ve në Ballkan u shoqërua me luftëra dhe rrënime të reja. Këto hordhi grabitnin dhe plaçkitnin pasurinë e vendasve si dhe pasuritë e kishave dhe të manastireve.

Vendasit u tërhoqën maleve.

Sllavët gjetën këtu një popullsi kompakte, të formuar shpirtërisht në pjesën më të madhe, pra krishtwrimi kishte hyrë në Ballkan 700 vjet para ardhjes së sllavëve. Sllavët gjetën kisha dhe vendbanime të ndërtuara dhe ata i përvetësuan ato a në mënyr ë që më von ë t’ia ndryshonin format dhe stilet për t’ia përshtatur kulturës së tyre.Dhe  k ë t ë   e  b ë n ë   realisht.

Sllavët e përvetësuan edhe pëllumbin ilir (engjëlleshën ilire) dhe e kultivuan më tutje në oborret e kishave. Këtë e vërtetojn ë edhe dokumentet kishtare sllave.

 

Pas rrëzimit të perandorit Samuel në vitin 1014 erdhi në fuqi perandori Vasil i II-të i cili ka lënë dokumente të rëndësishme, ku ndër të tjera përmendet administrimi dhe autoriteti që ka patur mbi këto peshkopata, si jan ë peshkopata e Dibrës, Prizerenit, Hosnit pranë Deçanit dhe Pejës.

 

Pas  pushtimit serb me Stefan Nemanjën (viti 1198) në trojet verilindore të shqiptarëve u krijua Patrikana e Pejës (1217), e cila në aspektin kombëtar u identifikua si kishë e serbëve.

Patrikana ortodokse e Pejës kërkonte që emrat t’i përmbaheshin trajtës në të cilën shkruheshin nga popullsia sllave dhe për këtë arsye shqiptarët filluan të marrin edhe emra të nomenklaturës kishtare sllave.

Me që pëllumbi ilir kishte një rëndësi të veçant në kulturën ilire, ata vazhduan ta quanin me të njejtin emër “engjëllesha ilire”, emër të cilën edhe anglezët e përvetësuan duke e quajtur “archangel”. Fjala “archangel” përbëhet nga dy fjalë: arch,shqip kryesor, që vjen para gjithë të tjerëve, i radhës së parë; që është në krye ose i pari nga rëndësia, i dorës së parë më i rëndësishmi etj.etj.  dhe fjalës “angel” që don të thotë “engjëll”.

Pëllumbi ilir edhe sot  mban emrin e vjetër ”columba illyrica”.

Kur dhuna sllave mori  një intensitet të papar ë , vendasit u tërhoqën maleve.

 

Pik ë risht n ë   k ë t ë koh ë bujqit të cilët merreshin me punimin e tokave u quajtën ”arëbërës”.

Në këtë kohë kemi edhe transformimin gradual të  emrit ilir në atë arbëresh që vjen nga fjala arëbërës.

Pushtimi i tokave arbëreshe, njohu një shkallëzim të ri në kohën e sundimit të mbretit serb, Stefan Dushanit (1331-1355).

Në vendet e pushtuara feudalët serbë u pajisën me fonde të mëdha tokësore që iu rrëmbyen popullsisë vendase.  ”Klerikët vendas u poshtëruan dhe u persekutuan, fisnikët shpronësohen e burgosen", shkruhet në një relacion të vitit 1332 të kryepeshkopit frëng të Tivarit, Guljelmi i Adës.

Pasoja sidomos negative pati pushtimi serb në viset veriore shqiptare e veçanërisht në Kosovë, ku sundimi serb zgjati gati dy shekuj.

Duke filluar nga shek. XIII, mbretërit serbë nga dinastia Nemanja punuan për ta zhvendosur epiqendrën e shtetit të tyre nga Rasha në drejtim të viseve të pasura të Kosovës.

Qytetet t ë   tilla si  Shkodra, Prizreni, Prishtina e Shkupi, u bënë me  dhun ë në kohë të ndryshme seli të oborrit serb.

Një tjetër qendër e rëndësishme e Kosovës, Peja, prej mesit të shek. XIII u kthye në qendër të kishës autoqefale serbe.

Duke filluar nga gjysma e dytë e shek. XIII serbizohen kishat e manastiret e Kosovës dhe ndërtohen shumë kisha të reja të cilat u pajisën me fonde të mëdha tokësore.

Shtrirja e shtetit serb në drejtim të Kosovës u shoqërua edhe me ardhjen këtu të kolonëve të rinj nga territoret e Serbisë së mirëfilltë (Rashës). Të porsaardhurit populluan fshatrat e braktisura dhe u vendosën në pronat e përvetësuara rishtazi nga feudalët apo kishat e manastiret serbe.

Krahas kolonizimit, mbretërit serbë, e në veçanti car Stefan Dushani, zbatuan një politikë që synonte asimilimin e popullsive shqiptare të viseve të pushtuara.

Kur  klerikët shqiptar ë   poshtëroheshin  dhe  largoheshin me  dhun ë  nga kishat e tyre, klerikët serb ë hynin si  pushtues në kishat tona duke i përvetësuar dhe serbizuar  ato.

K ë tu  pushtuesit  gjetën edhe disa lloje p ë llumbash deri më tani të panjohur për ta, të cilët i quajt ë n ashtu sikurse edhe vendasit ”engjëllesha ilire” (ilirski angel) apo pëllumbin ilir (ilirski golub), p ë llumb q ë e kultivuan edhe më tutje.

Kishat  të cilat dihet se e kultivuan pëllumbin ilir ishin manastiri i Deçanit,i  Graçanicës, Banjskës, Kryeëngjëllit, manastiri i Hilandarit në malin Athos.  Krahas gjith ë k ë tyre më të njohurat ishin  peshkopatat e Pejës dhe Prizrenit.

Këtu kemi edhe një dokument të vitit 1349 i cili   vërteton prezencën dhe kultivimin e pëllumbave ilir ë (engjëlleshën ilire) në oborrin e Patrikanës së Pejës.

Gruja e mbretit Uroshi i pare, Jelena Anzujska në oborr kultivonte  pëllumba të cilët jan ë me xhufkë dhe shumë të bukur. Kjo  vërteton prezencën e pëllumbit ilir.

Edhe gjatë kohës së sundimit turk serbët vazhduan ta mbanin këtë lloj pëllumbi i cili ishte me xhufkë, por ende  mbante emrin ”engjëllesha ilire”.

Turqit e quanin "fesli" që do me than kapuçali (xhufkali).

Këtu kemi disa përshkrime të pëllumbave ilir ë nga burimet e kishës ortodokse serbe të cilët pushtuesit i quanin “pëllumba metalik ë me xhufkë”.

Pëllumbat e races "demir" nga turqishtja që    shqip don të  thotë  (hekur- metal) - jan ë një prej llojeve të p ë llumbave fluturues. Ata i përshkruanin si një pëllumb i fuqishëm, me një trup të mesëm dhe me kokë të madhe dhe ngjyra e sqepit pothuajse është e ngjashme me ngjyrën e trupit.

(Pjes ë të dokumentacionit të prof. Brane Todoroviqi botuar në vitin 1924.

Pjesa e dytë e dokumenteve jan ë nga Andre dhe Ernesta Biheli dhe pjesën finale e dha Jovan Martinoviqi.).

Kemi edhe disa shkrime t ë tjera si një vërtetim i egzistencës së këtij pëllumbi në Kosovë.

(Pjes ë  nga libri: "Istorija srpskog visokoletaca", autora ing. Jovana Martinoviq.)

 

Në vitin 1256,sipas shkrimeve të vjetra, disa pëllumba jan ë dhuruar nga oborri i mbretit Urosh  shkollës fillore në Brnjac (regjistri i arkivës së peshkopëve Danila dhe Zhitije Jelenino).

 

Në vitin 1346 nxënësit e shkollës fillore Brnjaci kan ë shkuar për vizit ë në Peshkopat ë n  e Pejës dhe kan ë sjell ë me vete disa pëllumba të llojit engjëllor.

Në vitin 1372 Stefan Lazareviqi i cili në oborrin e ti kishte pëllumba të bardhë me xhufkë,  solli nga Peshkopata e Pejës, dy pëllumba të zinj të llojit engjëllor.

Në vitin 1427, sipas shkrimeve të vjetra, Stefan Lazareviqi, pëllumbat e zinj të tipit engjëllor i kishte lënë në Beograd, kurse pëllumbat e bardhë i kishte marr ë me vete në Dubrovnik.

Në vitet 1683 – 1699, një pjes e këtyre pëllumbave të zinj  jan ë bartur nga Beogradi për në Vojvodinw dhe Hungari.

Kjo ishte rruga  me të cilën është munduar të ruhet pamja e jashtme e pëllumbave të zinj (pëllumbave engjëllor ë ).

Ky lloj pëllumbi ka një fluturim të lehtë dhe të gjerë dhe  një temperament të  shfaqur.

Vërtetimin e egzistencës së lashtë të pëllumbit ilir e bëri edhe arkeologu anglez Arthur John Evans (1851-1941)i cili në vitin 1884 i dërgoi një letër një pëllumbmbajtësi nga Beogradi, Gjoka Gjordjeviq ku, ndër të tjera, shkruan:

Nëse i kërkoni stërgjyeshit e pëllumbave që ju  i kultivoni ata mund t’i gjeni në Pejë gj ë   q ë   e  pash ë  gjatë një vizite pune.

Pëllumbi ilir njihet në  Britanin ë e Madhe përmes klubit të pëllumbave ilir ë të njohur me emrin "The peak crested copper black ëing"  dhe qysh atëhere pëllumbi ilir është i njohur me emrin ”archangel”. Ky klub e ka zanafillen  që nga viti 1844.

Të gjitha ngjyrat e tjera janë të njohura me emrin ”gimpel”.

Për t'i bërë gjërat më të thjeshta, në Britanin ë e Madhe, varianti i vjetër me ngjyrë bakri e  krahëzi përshkruhet si ”copper black ëing”; ngjyra e bronzit quhet e errët e verdhë.

Gimpel ose archangel, me të vërtetë nuk ka rëndësi. Pëllumbat  janë të njëjtë dhe i përkasin të njejtës racë.

Këto janë ngjyra kryesore në përshkrimin e pëllumbit ilir, por disa prej tyre dallohen edhe me flatra krahësh të bardha. 

Mandej bakër me krahë të zinj,  bakër me krahë të blu-gri, ari me krahë të zinj etj.etj.,

Kemi edhe ngjyra të përziera si ajo ngjyrë rëre apo qumështi.

 

Nga  pikëpamja historike është interesante të vihet në dukje se para vitit 1930, ky lloj pëllumbi ishte i njohur si ”kryengjëlli murg”.

Karakteristika më e dukshme e përshkrimit të thellësisë së ngjyrave është ajo e ngjyrës së kokës, qafës, gjoksit, shpinës dhe bishtit.

E kuqe e errët është një ngjyrë intensive e bakrit, ngjyrë e kuqe me shkëlqim metalik. E verdhë ose bronzi, është ngjyrë e thellë dhe e errët  ari, e verdhë metalike. Këto ngjyra intensive vërtetë janë shumë të bukura dhe kjo ndoshta edhe është karakteristika e cila  e ka bërë të dallueshëm k ë t ë   p ë llumb. Krahët zakonisht i ka të zinj dhe ngjyra e zezë është jashtëzakonisht e theksuar, me shkëlqim të zi dhe me nuansa metalike n ë të gjelbërt dhe në disa raste me ngjyra vjollce. Me një fjalë i tër trupi është i përshkruar nga  nj ë shkëlqim metalik me ngjyra mahnitëse.

Historia e saktë e kësaj race nuk mund të konfirmohet, por ai ishte i njohur në Gjermani që nga viti 1820, dhe  importuar në Britani me ndihmën e zotit John Sebright më 1839.

 

 

Pllumbi ilir është ruajtur deri në ditët e sotme  një origjinalitet t ë   duksh ë m si për nga forma  e  nd ë rtimit ashtu edhe për nga pamja e jashtme dhe ngjyrat.

 

Emrat të cilët njihen janë : emri origjinal nga gjuha latine; columba illyrica, archangel, gimpel, pëllumbi ilir etj,

 

Është stërgjyshi i shumë pëllumbave të Evropës. M ë von ë   e  kan ë  kryqëzuar me pëllumba të ndryshëm për t’i marë ngjyrat dhe xhufkën e mprehtë.

 

 

 

COLUMBA ILIRICA

 

Standarti:

 

Emri origjinal:columba illyrica,

Emra t ë tjerë: archangel, gimpel, pëllunbi ilir etj.

Grupi: pëllumbat me ngjyra

Nr. I standardit Evropian. 402

Madhësia e unazës: 07

 

Gjeneza:

Bën  pjes ë  në grupin e pëllumbave me ngjyra dhe është ndër pëllumbat më të lashtë të Evropës.

Është kultivuar në gjithë territorin e Ilirisë.  

Ka qenë pjes ë e kultit ilir dhe në popullatën ilire është quajtur “engjëllesha ilire”.

Pas pushtimit nga perandoria romake emri ilir kishte filluar të zhduket gradualisht dhe të z ë vendësohet me emrin arbëresh dhe pastaj shqiptar. Gjithashtu bashkë me emrin e tyre kishin filluar t ë   transformohen edhe besimi dhe kultet e tyre. Romakët kishin treguar intersim të madhë për pëllumbin ilir dhe ata e quajtën columba ilirica (pëllumbi ilir) i cili këtë emër e ka mbajtur deri në ditët e sotme. Romakët ishin ata të cilët e shpërndan ë në tër ë Evrop ë n, Azi dhe p ë rtej oqeanit. Shumë popuj e pranuan dhe e kultivuan si një pëllumb të bukur me një shkëlqim specifik dhe e kryqëzuan me raca të ndryshme. Kështu që pëllumbi ilir është stërgjyshi i shumë racave, sidomos në grupin e pëllumbave me ngjyrë. Anglia dhe Gjermania njihen si shtetet të cilat e kultivuan në origjinalitet dhe e ruajtën në trajtën e pa ndryshuar deri në ditët e sotme.

Anglia  kultivoi pëllumbin me ngjyrë bakri, kurse Gjermania atë me ngjyrë të verdhë (ari).

Ndërtimi trupor:

Ka një pamje të lidhur natyrore, i hollë ,elegant dhe shumë lëvizës.

Përshkrimi i racës:

Është i hollë, i fuqishëm dhe me një ballë  të rrafshët.

Xhufkën e ka të mpreht ë (maj ë ) dhe puplat fillojnë të mblidhen nga të dy anët e mbrapa kokës duke  krijuar maj ë n e xhufkës e cila përfundon mbi horizontin e kokës.

I njejti përshkrin vlen dhe për  pëllumbin pa xhufkë, vetëm se te ky lloj pëllumbi në vend të xhufkës pupulat lëshohen drejt qafës si tek çdo pëllumb pa xhufkë.

Sytë i ka të theksuar dhe ngjyrë portokalli.

Sqepi është mesatarisht i gjatë dhe ka ngjyrë të verdhë në të bardhë dhe  pjesa e fundit e maj ë s është më e mbyllur.

Qafën e ka të gjatë dhe të hollë,të ngritur lart dhe me një eleganc ë specifike.

Gjoksi ë sht ë i gjerë dhe i hedhur para.

Shpinën e ka t ë gjerë dhe t ë pjerrtë deri te bishti.

Krahët  i  ka  të gjatë dhe të qëndrueshëm të cilët qëndrojnë mbi bishtin e tij.

Bishti vazhdon nga vija e shpinës dhe numëron 12 penda të gjata dhe të gjera.

Këmbët i ka të mesme dhe pa pupla.

Puplat:

Kan ë   një shkëlqim metalik  në gjthë trupin dhe t ë jep përshtypjen e puplave të gjelit.

Shkëlqimi i puplave reflektohet  me ngjyra të gjelbëra dhe vjollce.

Gabime t ë mundshme:

Kur ka një trup të dobët apo të shkurtër, kur e ka sqepin t ë shkurtër, kur xhufkën e ka të gjerë dhe kur nuk ka shkëlqim metalik në gjithë trupin.

Vazhdon nga vija e shpinës dhe numëron 12 pupla të gjata dhe të gjera.

 



Enver Gashi
Studiues i pëllumbave të racave

 

 

 

 

 

 
 
 
 

 

 
 
 
 
 
 

 

 
 
 
 
 
 

 

 
 
 
 
 
 

 

 
 
 
 
 
 

 

 
 
 
 
 
 

 

 
 
 
 
 
 

 

 
 
 
 
 
 

 

 
 
 
 
 
 

 

 
 
 
 
  Today, there have been 1 visitors (3 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free