racingpigeonskosova
  Qymezi i pëllumbave
 

Qymezi i pëllumbave

 

Madhësia e parashikur është prej 5 deri në 10 metra katrore dhe lartësia deri në 2 metra. Në vende të tilla kemi mundësi t'i mbikqyrim dhe të mbajmë  nën  kontroll  çiftëzimin e tyre.

6 çifte pëllumbash,ose  thënë  ndryshe  12 pëllumba duhet të  kenë rreth 11 m3 . 

Prandaj është  mirë që sipërfaqja brenda shtëpizës të ndahet në madhësi të njejta proporcionale.

Brenda qymezit duhen ndërtuar edhe rafte  në trajtë të një kutie të madhe e me të ndara, që shërben për të mbajtur çiftet e pëllumbave.

Gjithashtu  nevojitet një dërrasë e mbështetur brinjazi në faqe të murit, për të vënë pëllumbat për klluçitje apo si vend pushimi.

Raftet në formë  kutie duhet të kenë  një sipërfaqe prej 75X50 cm dhe me një lartësi prej 50 cm. Sepse  kjo në një farë mënyre është vendbanimi (dhoma) e tyre.

Pëllumbat duhet gjithashtu të kenë dalje në ballkon i cili mund të jetë i rrethuar me një rrjetë teli metalik.

Ballkoni duhet të ketë një madhësi prej 10 - 15 m3 .

Tarraca e jashtme duhet ta  ketë  dyshemenë prej betoni.

Temperatura e brendëshme zakonisht vërtitet përafërsisht 15 gradë C.

Shtëpiza e pëllumbave duhet të  ketë patjetër   ndriçim deri në ora 21 të mbrëmjes.

Vendosja e filterave të ajrit është e domosdoshme për rregullimin e ajrit mbrenda Qymezit.

Filteri e zvoglon mundësin e përhapjes së sëmundjeve të cilat vin si rezultat i lagështis në Qymez.

 

 

 

Qymezi i pëllumbave

 

Vendosja e filterave të ajrit është e domosdoshme për rregullimin e ajrit mbrenda Qymezit.

 

 

Qymezi i pëllumbave

 

Pëllumbat duhet gjithashtu të kenë dalje në ballkon i cili mund të jetë i rrethuar me një rrjetë teli metalik.

Ballkoni duhet të ketë një madhësi prej 10 - 15 m3 .
Kutit për kloçitje duhet të vendosen në anën e kundërt të filterave.

 

 
  Today, there have been 1 visitors (3 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free