racingpigeonskosova
  Sëmundja dhe shërimi
 

FILLIMI I SEZONES  PËR KLLUÇITJE DHE PARAPREGADITJA

 

Në muajin mars pëllumbat vendosen në qifte.

 

Që sezona të filloj si duhet duhet që paraprakishtë të bëhet pregaditja fizike dhe shëndetësore e pëllumbave. Kjo nënkupton kurimin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Ne mundemi me i trajtuar pëllumbat 1 muaj para sezonës së shumimit duke i trajtuar me mjete(medikamente) kundër infektimeve të mundëshme.

 

Pas fillimit te sezonës ne mars, pëllumbave  duhet dhënë IVOMEC 2,5 ml/l, kjo është medicin kunder skrrajave (krimbave) të cilat krijohen në barkun e pëllumbave.

 

Trajtimi bëhet duke përdorur IVOMEC 2,5 ml/l 3 dite radhazi.

 

Ne pranver bëhet pastrimi i kotecave dhe bëhet dezinfektimi me VIRKON-S.

 

Ne uje perdoret hudra dhe nga nje her uje limoni.

Gjithashtu për rregullimin e jashtëqitjes së paku një her në muaj duhet përdorur fara nga Speci (feferoni) në ushqim dhe Krip Deti të trashë.

 

Vitamina dhe minerale jan të domosdoshme për pëllumba.

Gjithashtu ujë për larje, ku përdoret PRAZIT EX, kundër parazitëve dhe për pastrimin e pudrës në puplat e pëllumbave e cila është mjaftë ëndyrore pas përfundimit të dimrit.

 

 

 

 

 

 

 

 

COCCIDIOSE

 

 

Sëmundja Koksidioza - coccidiose , te kafshët krijohet nga parazitët të ashtuquajtur -koksidier. Krijohen në qelizat e qafës së kafshëve dhe krijon qrregullësi.

 Koksidoza sulmon sidomos kafshët e reja , ku sëmundja ka deportim më të lehtë.

Kjo sëmundje shkakton diare, mendjemarrësi dhe ngordhjen e shumë kafshëve.

Medicina për trajtimin e sëmundjes COCCIDIOSE (mendjemarresia) quhet BAYCOX dhe kombinimi bëhet  1ml. Pr nje liter uje.

 

Edhe kete medicin duhet përdorur 3 dite radhaz.

 

 

 

 

Pëllumbi i sëmuar nga Koksidoza

 

 

 

 

 

 

SALMONELA

 

 

Bakterjet Salmonella , jan bakterie të cilat bëjnë pjesë në familjen Enterobacteriaceae. Bakteriet Salmonella jan bakterie të lëvizshme dhe sipas rregullit gjenden në zorrët e kafshëve.

Bakteriet Salmonella gjendet edhe në jashtëqitje dhe si e tillë mund të jetoj gjatë, sidomos në glaca.

Prandaj pas vërtetimit të paraqitjes së kësaj smundje është me rëndësi dezinfektimi me anë të Klorinit apo mjeteve tjera dezinfektuese.
Kunder semundjes SALMONELA (hastallaku, kur pellumbat nuk hane dhe ashtu thahen nga uria duke humbur peshën), perdoret BAYTRIL, 2ml/liter.

 

Trajtimi duhet bërë 20 dite radhazi.

 

 

 

 

BAKTERIA SALMONELLA

 

 

 

 

 

 

TRICHOMONIMIASIS

 

 

Sëmundja TRICHOMONIMIASIS , është sëmundje e cila shkaktohet nga bakteriet e grumbulluara në gryken e fytit dhe Puqrrat e verdha gjithnjë vin duke u shtuar dhe më në fung e pengojn frymarrjen e kafshëve.

 

Kunder semundjes TRICHOMONIMIASIS, perdoret RONIDAZOLE(kunder puçrrave te verdha të cilat krijohen në fytin e pëllumbave (Verdhëz)) 1,5g për një litër ujë.

 

 

 

 

Përgaditur nga Sali Nishori Ferizaj

 

 

Pëllumbat e Shëndetshëm në kushtet Optimale



Formula e fituar për pëllumbat gjendet në shëndetin e tyre  dhe në kushtet optimale të ofruara për ta “Pastërtia është qelësi i suksesit”.

 

Kjo nënkupton “mbikqyrje medikale” në shumicen e domethënieve pozitive.

 

Mbikqyrja medikale, në qoftë se aplikohet në mënyrë korrekte dhe profesionale, është një e vërtet e padiskutueshme.

 

Ju uroj shumë suksese me pëllumbat tuaj të shëndosh e në formë fizike te shkëlqyer duke u udhëzuar me këtë udhëzues për pëllumbat.

 

Në vijim ne do të paraqesim disa lloje të sëmundjeve dhe medikamentet kunder këtyre llojeve të sëmundjeve.

 

 

 

 

 

Përmbajtja

 

 

Përmbajtja

  1 .Hyrje

 2 .Përmbajtje

 3.Sëmundjet e pëllumbave

 3 . Circovirosis – Infeksionet virale te pëllumbat e rinjë

 4-5 . Coccidios – Infeksionet e Pëllumbave

 5-6 . Coryza – Infektimi Respirator (frymarrja)=(astma)

 7-8 . Ectoparasites- Parazitet e Jashtem

 9 . Sëmundjet e pëllumbave të rinj

10-11 . Ornithosis – Gripi i Papagajve

12 . Paramyxo – Rrotullimi i Kokes

13 . Streptococcosis - Paraliza

14-15 . Trichomonosis – Parazitat Protozar

16-17 . Krimbat

18-19 . Paratyphus – Infektimet Bakteriale Orale

20. Medikamentet ( BARNAT)

20. Tricho Plus

21. Trichocure

22. Ornicure

23. Amoxicure

24. Theraprim

25. Coxi Plus

26. Avicas

27. Ectospray

28. Produktet shëndetësore                                                                                        

28. Dynergon Q10

29. Fortalyt

30. Vitamix

31. Omniform

32. Dextrotonic

33. Biochol

34. Creathlon

35. Produktet Natyrale

35. Orovital

36. Ecocure

37-41. Skema e trajtimit para garave

 

 

 

 

 

 

 

Sëmundjet e Pëllumbave

 

Circovirosis – Infeksionet virale te pëllumbat e rinjë

 

Në kohët e sotme ne dëgjojm nga shumë njohes të pëllumbave të flasin për infeksionet e pëllumbave të rinjë (zogjve),  diagnoza e zbuluar në vitin 1998.

Circovirosis është një infeksion i pëllumbave të rinjë i cili e dëmton thymusdhe Bursa ofFabricili. Këto dy organe partikulare janë shumë esenciale për mbrojtjen e pëllumbave të rinj. Me dëmtimin e ketyre organeve, disa nga infeksionet do të ndeshen lehtë me disa vaksina të cilat nuk do ti mbrojn për gjithqka (për shembull paramyxovirosis). Hetimet e reja të kryera në disa vende na tregojn se pjesa më e madhe e pëllumbave tash është e infektuar apo ka pasur kontakte me infeksionin në të njëjtën kohë. Në këtë kohë nuk kemi shumë informacione të duhura për pasojat e infeksionit circovirosis.

 

Simptomet:

 

Pothuajse gjithmonë infektimi klinikal sekondar (= mungesë e rezistimit)

·        Paramyxovirosis

·        Herpes, Adenovirosis

·        Colibacillosis, Salmonellosis

·        Trichomonosis

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Trajtimi:

 

E shërueshme (= në rast sëmundje):

Ne mundemi vetem të përdorim vetem me infektimin sekondar për trajtimin e tij me medikamente. Ne gjithashtu mundemi të përmirsojm infektimin me OROVITAL (=elektrolite).

 

Parandalimi:

 

·        Nuk ka vaksinë në dipozicion për këtë lloj infektimi

·        Mënjanoje mbipopullimin dhe mbaje higjenen e mirë në kafazin e pëllumbave, rëndesi e madhe në betejen kunder kësaj sfide.

 

 

Coccidios – Infeksionet e Pëllumbave

 

Pothuajse në çdo kafaz të pëllumbave mund të ketë coccidios, por vetem në infeksione serioze mund të shihen shenjat klinike. Eimeira labbeana dhe Eimeira Columbarum janë parazita që shumezohen në qelizat e zorrëve dhe i dëmtojn ato. Në tretje do të ketë efekt më pak, glacat do të jenë të lagura të gjelbërta dhe pëllumbat do ta humbin shëndetin ne rastet e infektimit serioz.

Në anën e kundert infeksioni me Trichomonas gallinaepëllumbi është i aftë të ndërtoj imunitet kunder këtyre parazitave dhe për këtë vetëm trajtimi do të jetë i domosdoshëm në rastet e infektimit serioz. Një higjen e mire e përditshme duhet të jetë bashkarisht me trajtim të mire dhe ajrosje të mire në kafaz.

 

Transmetimi:

 

·        Shportat (paketat) e ndotura dhe të kontaminuara

·        Pirja e ujit të kontaminuar në kulme dhe kanale

·        Ngrënja e ushqimit ose pirja e ujit të kontaminuar.

 

Simptomet:

·       Ç rregullim i tretjes

·       Glacat e buta dhe të lagura

·       Molisje e shkaktuar nga infektimet sekondare

·       Vonesa e rritjes së zogjve

 

 

 

 

 

 

 

Trajtimi:

 

E shërueshme (= në rast sëmundje):

 

·        1 lugë me Coxi Plus në 2 litra ujë gjatë 5 ditëve

·        Në rast infektimi serioz përsëritet pas 2 jave

·        Trajtoj të gjithë pëllumbat e të njëjtit kafaz në të njëjten kohë

·        Pas trajtimit përdor Vitamix ose Biochol   3 deri 5 ditë

 

Parandalimi:

 

·        Trajtoj së paku 1 muaj para sezones së shumimit të gjithë pëllumbat

·        Në rast marrjeje të ndonjë pëllumbi tjeter, ai duhet të trajtohet individualisht

 

e Rëndësishme:

 

·        Pastrojeni minimal 1 herë në ditë kafazin për parandalim të infeksionit

·        Dezinfektoje dhe tymose regullisht kafazin

·        Ripastroje ujin e medikosur çdo ditë



Coryza – Infektimi Respirator (frymarrja) = (astma)

 

Coryza shumë shpesh e shikuar si infeksion i sipërm respirator, në përgjithësi kombinim i ndryshëm i çrregullimeve, të cilat punojn së bashku:

·        Infektimi viral Herpes

·        Infektimi bacterial Chlamydophila

·        Infektimi Mycopalsma

·        Infektimi E. Coli

 

Higjena e pamjaftueshme, ajrosja e pakët dhe mbipopullimi në kafaz janë arsyet për problemet respiratore. Në rast infektimi ne mund të vërejmë një keqësim të shpejtë të shëndetit dhe performance të pëllumbit të sëmuar. Në rast të problemeve kronike respiratore trajtimi mundet me qenë shumë i vështirsuar dhe vetëm trajtimi i gjatë mundet me dhënë rezultate të mira.

 

 

 

 

Simptomet:

 

·        Në fillim pëllumbat nuk janë shumë të sëmuar

·        Performanc të dobët

·        Teshtimë, hund të ndotura

·        Sqep të hapur

·        Ushtimë

·        Infektim i syve dhe qelbëzim të hundëve

·        Në disa raste mund të shohim edhe rritje të kokës

·        Puplat përreth veshëve janë të quara lart

 

Trajtimi:

 

E shërueshme (= në rast sëmundje):

·        1 lugë me ORNICURE në 2 litra ujë kalcium në kohëzgjatje 8 ditë

·        1 lugë me AMOXICURE në 2 litra ujë kalcium në kohëzgjatje 8 ditë

 

 

Parandalimi:

 

·        Rregullisht (në çdo 2 – 3 javë) përdor AMOXICURE gjatë 2 – 3 ditë pas rraskapitjes nga fluturimi

 

 

 

 

 

 

 

EctoParasites - Parazitat e Jashtem

 

Kur ne folim për parazitat e jashteme pëllumbave në shumicen e rasteve ne mendojm në parazitët e jashtem p.sh ( rriqra dhe morra). Disa parazita te jashtem, i dëshirojn puplat  me morra ( Columbicola columbae), janë shume te frekuentuara në kafazet e pëllumbave. Këto pupla të ndotura me morra të cilat janë plotësisht të parrezikshme ato vetem i vendosin vezët në trungun e puples dhe ushqehet me copa të puplave.

Të tjera ectoparasite që alarmojn janë edhe morri coccyx( Campanulotes bidentatus), i cili është përfundi puplave. Shumica e pëllumbave në kushte të këqija janë të konfrontuar me këtë infeksion. Gjithashtu edhe morra të ndryshëm në pupla mund të jenë prezent edhe në mjekërr dhe puplat e gjata, e ushqejnë vetëveten me copëza të puplave. Kryesisht ne e gjejm këtë infeksion në puplat e zgjebosura (puqërrosura) (Neoknemidocoptes) dhe shumë rrallë në këmbët e zgjebosura (Knemidocoptes mutans). Pëllumbat të cilët gjithashtu kanë anemi (pagjakësi) dhe janë shumë të dobët duhet gjithmon të kontrollohen për morra gjakpirës (Dermanyssus gallinae). Ky lloj morri jeton në të qarat (vrimat) e kafazit dhe lajmërohet vetem natën dhe thith sa më shumë gjak. Ky shkakton anemi serioze tek pëllumbat e rinj (zogjët) deri në ngordhje.

 

 

 

 

 

 

 

Simptomet:

 

·        Pëllumbat në kushte të këqija

·        Në raste serioze puplat mund të jenë të dëmtuara

·        Irritimet dhe trazime tek pëllumbat e infektuar

·        Nganjëher anemi

 

 

Trajtimi:

 

E shërueshme (= në rast sëmundje):                                                                     

·        Në rast të prezences së ectoparasiteve në pëllumba dhe në kafaz, ECTOSPRAY është efikas me përdor 1 ose 2 herë (më shumë here në rast të rriqrave) në javë deri sa parazitat të zhduken.

·        Gjithashtu edhe muret, dyert, vendet e larta, kafazat për qiftëzim etj, duhet të trajtohen me ECTOSPRAY.

 

 

Parandalimi:

 

Pëllumbat duhet të trajtohen të gjithë 1 herë në muaj.

 

 

e Rëndësishme:

 

Është e këshillueshme tu iket kontakti me ujë brenda 24 orëve pëllumbave të trajtuar me ECTOSPRAY.

Sëmundjet e Pëllumbave të rinj (zogjve)

 

Në vitet e kaluara ne kemi pare shumë e shumë probleme me pëllumbat tonë të rinj

Më së shumti ne e kemi pare kombinimin e infeksionit me Adenovirus dhe E.Coli bacteria. Adenovirus tipi 1 i dëmton qelizat e zorrëve permes së cilës ambienti me shumë proteina siguron kushte ideale në këto rrethana për rritjen e  E.Coli bacteria.

Kjo sëmundje e cila mbirrit zorrët, mundet me  prodhu helme të cilat munden me e kontaktuar gjakun dhe shkaktojn trullosje. Dhe pëllumbat e rinj bëhen të sëmuar dhe nganjëher ngordhin. Nganjëher sëmundja shkon dorë pas dore me Hexamitiase.

 

 

 

 

 

 

 

Simptomet:

 

·        I mbushur me gervishtje dhe tretje e vështirë

·        Vjellje

·        Glaca të holla dhe të gjelberta

·        Apetit të dobët

·        Nganjëher ngordhje

 

Trajtimi:

 

E shërueshme (= në rast sëmundje):

Në shenjat e para klinike te pëllumbat e sëmuar është e këshillueshme të trajtohet 7 deri në 8 ditë me THERAPRIM ( 1 lugë në 2 litra ujë) dhe TRICHO PLUS ( 1 lugë në 1 litër ujë). Në të njëjten kohë gjithashtu duhet përdorur 7 deri 8 ditë ushqim me vitamina.

 

Mbështetje:

Për të stimuluar imunitetin dhe rezistimin në traktin e zorrëve duhet me përdorur 2 ose 3 herë në javë ECOCURE (10 ml/L) në ujin e pirjes.

 

e Rëndësishme:

·        Menjëher starto trajtimin prej shenjave të para të infeksionit në tere kafazin.

 

 

Ornithosis – Gripi i Papagajve:

 

Është infeksion bakterial në traktet respiratore e shkaktuar nga Chlamydophila psittaci.  Kjo sëmundje është më e madhja keqbërëse në sportin e pëllumbave. Në përpgjithësi Chlamydophila psittaci shkakton vetëm infeksion të lart  në traktin respirator, por në raste ekstreme mund të shkaktoj dëmtimet në organet si p.sh mëlqi, mushkeri, shpretkë etj.

 

 

 

 

 

 

 

Transmetimi:

 

·       Kontakti direkt me pëllumba dhe shporta

·       Transmetimi vertikal (prej prinderve te zogjet permes vezëve)

·       Kjo sëmundje është më shumë prezente te kafazet pa ajrosje të mjaftueshme, mbipopullim etj.

 

  Simptomet:

 

·        Infeksion të njëanshëm të syrit

·        Frymarrje e shpejtuar

·        Fyt të skuqur dhe traktet e larta respiratore

·        Hund të qelbosur

·        Kokë të trash (puplat te veshët janë të ngritura)

 

 

 

Trajtimi:

 

E shërueshme (= në rast sëmundje):

·        Një lugë me ORNICURE në 2 litra ujë me kalcium gjatë 3 deri 4 javë

·        Jo mbipopullim dhe ajrosje e mire

·        Pas trajtimit përdor 1 javë OMNIFORM dhe OROVITAL

 

Parandalimi:

 

·        Improvizoje ventilimin në kafaz

·        Largoj pëllumbat e sëmuar kronikisht

·        Përdor ORNICURE në çdo 2 ose 3 javë pas fluturimeve intensive

 

 

e Rëndësishme:

 

·        Pa minerale, grit, ushqime me përmbajtje hekuri

·        Largoj prej diellit direkt dhe temperaturave të larta

·        Freskoj me tretes medicional për çdo ditë.

Paramyxo – Rrrotullimi i kokes:

 

Paramyxo ose sëmundja New-Castle është sëmundje e shtrirë në tërë boten. Shumica e pëllumbave sëmunden gjatë ndërrimit të puplave, rraskapitjes së madhe dhe të rinjët janë shumë të ndieshëm. Jo vaksionimi ose vaksionimi jo i mirë  gjithmonë shkaktojnë rrezik të madhë.

 

 

 

 

 

 

 

Simptomet:

 

·        Pin ujë shumë

·        Glacat e lagura

·        Rrotullimi tipikal i kokes

·        Balancim i çrregulluar

·        Qukitje afër ushqimit

·        Kohëzgjatja 1 deri 3 muaj

·        Pas shërimit është e mundur prap performanc e njëjt

·        Disa pëllumba janë të dëmtuar përgjithmonë (rrotullim te kokes, glacat e lagura).

 

Trajtimi:

 

E shërueshme (= në rast sëmundje):

·        Parandalimi i dehidrimit i shkaktuar prej glacave të lagura mundet të përdor FORTALYT në ujin e pijes.

 

Parandalimi:

 

·        Vaksionimi vjetor i pëllumbave të shëndosh duke filluar nga mosha 4 javëshe e deri te pëllumbat e vjetër.

 

 

Streptococcosis - Paraliza

 

Mbipopullimi i tepërt në kafaz në shumicen e rasteve përhapet ky lloj mikrobi (Streptococcus gallolyticus) pa ndonjë shenjë deri sa të shihet qartazi. Kjo bakterie kryesisht lajmërohet në kafazet e papastërta dhe gjatë sezones së shumimit. Ky infeksion gjithashtu shkon dorë pas dore me infeksionin salmonella.

 

 

 

 

 

 

 

  Simptomet:

 

·        Ngordhje e befasishme e pëllumbave të moshave të ndryshme

·        Lungë në muskujt e krahërorit

·        Humbje e peshës

·        Qalim

·        Glacat e holla dhe të gjelbërta

·        Simptome nervore

 

Trajtimi:

 

E shërueshme (= në rast sëmundje):

·        Trajtoj të gjithë pëllumbat gjatë 7 ditëve me AMOXICURE (një lugë në 1 liter ujë me kalcium në ujë të pijes)

·        Ndërmerr masa higjenike në kafaz ose sëmundja do tju lajmërohet shpejt 

Parandalimi:

 

·         Pastrimi i përditshem i kafazit dhe largoju mbipopullimit të pëllumbave në kafaz.

 

 

 

TRICHOMONOSIS – Parazitat Protozar

 

Është sëmundje shumë ngjitëse dhe është prezente gati në të gjithë kafazat. TRICHOMONAS COLUMBAE është një parazit protozar, i cili shkakton gervishtje te zogjët dhe të rriturit, duke i dhënë një infeksion apo duke e inflirtuar. Prandaj mund ta quajm edhe si “nëna e sëmundjeve”. Në rast infektimi të lehtë ne mund të shikojm edhe humbje të kondicionit dhe mbiproduktivitet të mukozës. Ndërsa në rast infektimi serioz ne mund të shohim probleme respiratore dhe tumor të verdhë (sarit) në fyt. Zogjët e rinj në fole gjithashtu munden me pasur infeksion në kerthiz duke e dëmtuar mëlqin. Në të kundërten pëllumbat nuk munden me e ndërtuar imunitetin përgjegjës ndaj parazitëve dhe prandaj duhet me u trajtuar gjithmonë.

 

 

 

 

 

 

 

Transmetimi:

 

·        Zogjët e rinj duke u ushqyer nga prinderit e infektuar

·        Kontaktet direkte me pëllumbat e infektuar gjatë transportit

·        Pirja e ujit të infektuar

 

Simptomet:

 

·        Keq funksionimi apo mosfunksionimi i zorrëve

·        Problemet me frymarrje

·        Mëlqia e dëmtuar

 

Trajtimi:

 

E shërueshme (= në rast sëmundje):

·        Një lugë me TRICHO PLUS në 1 litër ujë ose ushqim për 20 pëllumba

·        Trajto me 1 tablet TRICHOCURE direkt në sqep dhe përsërite pas 2 dite

 

 

Parandalimi:

 

·        Pas marrjes së pëllumbit të ri 1 tablet me TRICHOCURE direkt në sqep dhe përsërite pas 2 dite

·        Gjatë nxemjes së vezëve: 5 deri 7  TRICHO PLUS

·        Gjatë largimit të zogjve nga ushqimi i prindërve: 1 tablet me TRICHOCURE direkt në sqep dhe përsërite pas 2 dite

  • Gjatë sezonës së garave: trajto me TRICHO PLUS n ë çdo 2 ditë 1 litër ujë të pijes.

 

e Rëndësishme:

 

·          Të gjithë pëllumbat e të njëjtit kafaz duhet me u trajtuar në të njëjten kohë

·          Freskoje për çdo ditë ujin me TRICHO PLUS

·          Kantat e ujit duhet pastruar dhe dezinfektuar në kërkes të parandalimit të infeksionit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Krimbat

 

Një problem i nënvlerësuar nga shumë njohës të pëllumbave. Krysisht ne e shohim kontaminimin me krimba të gjatë (=Ascaridia Columbae) dhe krimba me qime (=Capilaria spp.). Krimbat e gjatë ndonjëher munden me qenë i larmë në glaca sikurse shpagetat. Këta lloj krimba ngjiten në pjesët e para të traktit të zorrëve dhe munden me bere kaps në qoft se janë prezent një numër i madh i tyre.

Në të kunderten krimbat e gjatë dhe krimbat me qime nuk janë shumë të mëdhenj por munden me u gjend në glaca dhe shikimi i tyre mundet me u diagnostifikuar vetëm përmes mikroskopit.

Krimbat me qime janë të kundërt me krimbat e gjatë dhe munden me u transmetuar me anë të pulave, qurave, thëllënza dhe pëllumba. Bile vetëm një numër i vogël i këtyre krimbave munden me pas influence negative në shëndetin e tyre. Ne rrallë gjithashtu mundë të shohim pëllumbin me infektim të krimbit shirit (Hymenolepis columbae). Në këtë rast vetëm një pëllumb është i infektuar dhe infektimi direkt te pëllumbat tjerë është i pamundur.

 

 

 

 

 

 

 

Transmetimi:

 

Një gërvishtje e vezës së paqelur mundet të infektohet me anë të glacave në fole.

 

 

Simptomet:

 

·        Ç rregullim i tretjes

·        Humbja e shëndetit

·        Humbja e peshës

·        Vjellje

·        Krimbat e shikuar në glaca (vetëm krimbat e gjatë)

·        Anemia (kryesisht kur infektimi është me krimba me qime)

·        Glacat e holla dhe të gjelbërta

 

Trajtimi:

 

E shërueshme (= në rast sëmundje):

 

Krimbat e gjatë

-         Trajto me 1 tablet AVICAS në ditën e 1

-         Pastroje kafazin dhe jepi një tretman të nxeht

-         Trajto prap me 1 tablet AVICAS pas 8 ditëve

 

Krimbat me qime

-         Trajto me 1 tablet AVICAS në ditën e 1

-         Trajto me 1 tablet AVICAS në ditën e 2

-         Pastroje kafazin dhe jepi një tretman të nxeht

-         Trajto prap me 1 tablet AVICAS pas 8 ditëve

-         Trajto prap me 1 tablet AVICAS pas 9 ditëve

 

Parandalimi:

 

Ne mundemi me i trajtuar pëllumbat 1 muaj para sezonës së shumimit dhe 1 muaj para sezonës së garave duke i trajtuar me  tablet AVICAS për secilin pëllumb.

 

e Rëndësishme:

 

·          Të gjith ë pëllumbat e të njëjtit kafaz duhet me u trajtuar në të njëjten kohë dhe kafazi duhet pastruar gjithashtu.

 

 

 

 

 

 

 

Paratyphus – Salmonellosis – Infektimet Bakteriale Orale

 

Shqetësimi më i madh i njohësve të pëllumbave. Prezenca e këtij lloji të bakterieve të quajtura ( Salmonella Typhimurium var. Copenhagen) në kafazet është shumë e madhe sa që supozoni. Kjo prekje më së shumti shkakton probleme me zorrë (diarrhea) por gjithashtu mundet me depërtuar  edhe tek trakti i zorrëve dhe shkakton probleme të brendshme dhe neurotike. Në shumicen e pëllumbave kjo bakterie shkaktohet nga shumimi i keq dhe performance të qarta klinike. Prandaj ne ju këshillojm ti trajtoni 2 herë në vit.

 

 

 

 

 

 

 

Transmetimi:

 

-         Kontakti direkt me pëllumba të sëmuar apo me glacat e tyre

-         Transmetimi vertikal (prej prindërve deri tek zogjët nga vezët)

 

 

Simptomet:

 

-        Sëmundja e zorrëve = një infektim i zorrëve me glaca të lagura dhe gjelbërta

-        Sëmundje e përzier = gung në vend bashkimin e bërrylit ose në thembër

-        Sëmundje organike = tumora dhe lunga në mëlqi, shpretk, zemër dhe drejtuar në zvogëlimin e fertilitetit dhe nganjëher edhe ngordhje të rinjëve

-        Sëmundje nervore = çrregullim i balancimit dhe shenja të paralizës.

-        Sëmundje akute = mortalitet (ngordhje) e madhe e zogjve pas ndërprerjes së ushqimit nga prindërit.

 

Trajtimi:

 

E shërueshme (= në rast sëmundje):

-         Menjëher ndalo gjithë shumimin e pëllumbave

-         Trajtoj të gjithë pëllumbat gjatë periudhës 14 ditëshe me THERAPRIM ( 1lugë në 2 litra ujë të pijes) ose AMOXICURE 1lugë në 1 liter ujë me kalcium në ujë të pijes

-         Vaksinoj të gjithë pëllumbat 3 deri 5 ditë pas trajtimit me vaksinën kundër ngordhjes

 

Parandalimi:

 

-         Vaksinoj të gjithë pëllumbat. Para vaksionimit të gjithë pëllumbat duhet të trajtohen me THERAPRIM ( 1lugë në 2 litra ujë të pijes) ose AMOXICURE 1lugë në 1 liter ujë me kalcium në ujë të pijes

-         Rrite imunitetin e pëllumbave me OROVITAL ose ECOCURE

-         Mbaje kafazin e pastert dhe higjenik

-         Mos e mbipopullo me pëllumba kafazin

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Medikamentet (BARNAT)

 

TRICHO PLUS

                                                                                       

Parandalimi dhe trajtimi i Trichmonosis (Ulqere) dhe Hexamitosis e pëllumbave

 

Përmbajtja: RONIDAZOLE

 

·        Shumë aktiv kundër sëmundjes së Trichmonosis (Ulqere) dhe Hexamitosis

·        Pa efekte anësore

·        Pa efekte te dëmshme në gara

·        I sigurt dhe jo i helmueshem për pëllumbat e rinj

 

Mënyra e përdorimit:

 

1 lugë me TRICHO PLUS në 2 litra ujë të pijes gjatë 7 ditëve

·        Trajtimi i kafazit

·        Sigurim i lartë i efektshmëris

·        Komplet ujë i tretshëm

·        Masë korrekte dhe praktike

·        Në rast të ngrirjes së ujit gjatë dimrit TRICHO PLUS mundet gjithashtu të përdoret edhe në ushqim

 

 

 

 

 

 

 

TRICHOCURE

 

 

Parandalimi dhe trajtimi i Trichmonosis (Ulqere) dhe Hexamitosis e pëllumbave

 

Përmbajtja: RONIDAZOLE

 

·        Shumë aktiv kundër sëmundjes së Trichmonosis (Ulqere)

·        Zgjatës i aktivitetit

·        Sigurim i lartë i efektshmëris

·        Nuk shkakton vjellje

·        Jo i kundërefektshëm (nuk e humb shëndetin)

 

Mënyra e përdorimit:

 

Parandalimi: 1 tablet me TRICHOCURE për pëllumb

 

Trajtimi: 1 tablet me TRICHOCURE për pëllumb dhe e përsërit trajtimin pas 2 ditëve

·        Masë korrekte dhe praktike

·        Sigurim i lartë i efektshmëris

·        Thjeshtë dhe lehtë me e përdor

·        Masë individuale

 

 

 

 

 

 

 

ORNICURE

 

Trajtim i sëmundjeve respiratore (frymarrjes), ornithosis, mukozendheinfeksionet e tjera okulare

 

Përmbajtja: DOXYCYCLINE – HYCLATE

 

  • Efektivitet të lartë kundër shumë bakterieve patogjene

  • Antibiotik dhe veprues i gjatë

 

Mënyra e përdorimit:

 

1 lugë me ORNICURE në 2 litra ujë të destiluar të  pijes gjatë 5 ditëve

·        i qëndrueshëm në ujin e pijes

·        Sigurim i lartë i efektshmëris

·        Masë korrekte dhe praktike

·        Komplet ujë i tretshëm i destiluar

 

 

 

 

 

 

 

AMOXICURE

 

Trajtimi i streptococcosis dhe trajtimi general i infeksioneve bakteriale

 

Përmbajtja: AMOXICILLINE – TRIHYDRATE

 

·        Aktivitet i gjerë

·        Efektivitet tëlartë kundër streptococcosis, salmonellosis dhe colibacillosis

·        Indikatori kryesor në trajtimin e zorrët e stomakut dhe infektimet respiratore

 

Mënyra e përdorimit:

 

1 lugë me AMOXICURE në 1 litër ujë të pijes gjatë 5 ditëve

 

·        Komplet ujë i tretshëm i destiluar

·        Kunsum i lehtë dhe pa probleme

·        Pa efekte të dëmshme në gara

 

 

 

 

 

 

 

THERAPRIM

 

Trajtimi i salmonellosis, colibacillosis, zorrëve të stomakut dhe infektimet respiratore te pëllumbat

 

Përmbajtja: TRIMETHOPRIM GRANULATE

 

·        Aktivë kundër disa sëmundjeve patogjene

·        Aktivitet i gjerë

·        Aktivitet të shpejtë

·        Pa efekte të dëmshme në gara

·        Rritje i aktivitetit me bashkpërdorimin e COXI PLUS

 

Mënyra e përdorimit:

 

1 lugë me THERAPRIM në 2 litra ujë të  pijes gjatë 5 ditëve

·        i qëndrueshëm në ujin e pijes

·        Masë korrekte dhe praktike

·        Komplet ujë i tretshëm

 

 

 

 

 

 

 

COXI PLUS

 

Parandalues dhe trajtues në coccidiosis te pëllumbat

 

Përmbajtja: SODIUM SULFADIMETHOXINE

 

·        Zvogëlon shpejt sëmundjet patogjene

·        Efektiv në parandalim dhe shërues

·        Aktivitet anti bacterial

 

Mënyra e përdorimit:

 

1 lugë me COXI PLUS në 2 litra ujë të  pijes gjatë 5 ditëve

 

·        i qëndrueshëm në ujin e pijes

·        Masë korrekte dhe praktike

·        Komplet ujë i tretshëm

·        Sigurim i lartë i efektshmëris

 

 

 

 

 

 

 

AVICAS

 

Parandalues dhe trajtues në krimbate pëllumbat e infektuar

 

Përmbajtja: FEBANTEL

 

·        Efektivitet të lart kundër krimbave të gjatë dhe krimbave me qime

·        Mbyt krimbat e vegjël dhe të mëdhenj

·        Efektivitet të shpejt dhe të sigurt

·        Nuk shkakton vjellje

·        Pa efekte anësore ( pa probleme në rritjen e puplave)

 

 

Mënyra e përdorimit:

 

1 tablet me TRICHOCURE për pëllumb

 

·        Masë korrekte dhe praktike

·        Sigurim i lartë i efektshmëris

·        Thjeshtë dhe lehtë me e përdor

 

 

 

 

 

 

 

ECTOSPRAY

 

Aktiv kundër morrave dhe rriqrave në pëllumba dhe shporta (paketa)

 

 

Përmbajtja: PERMETHRINE

 

·        Efektivitet të lart kundër morrave dhe rriqrave

·        Zë ekologjik

·        Barishte e paster me përmbajte te permethrine

·        Mbrojtje të gjatë

·        Jo efekte anësore në pupla dhe fyshtat e puplave

 

 

Mënyra e përdorimit:

 

Parandalimi: Të gjithë pëllumbat duhet të trajtohen çdo 4 javë, në rast të prezences së ectoparasites në pëllumba përdor ECTOSPRAY 1 herë në javë direkt në pëllumb

 

·        Githashtu mund të përdoret në spërkatjen e kafazit

·        Mundet me u përdor edhe gjatë garave

Mënjano çdo kontakt direkt me ujin me puplat e spërkatura ditën e 1 të trajtimit

 

 

 

 

 

 

 

Produktet Shëndetësore

 

DYNERGON Q10

 

Kombinim unikat i lecithin, linoleic dhe linolenic acid, coenzyme Q10 dhe vitamin E

 

·        Produkt energjik për performance optimale

·        Rritje maksimale e rezervave të energjisë

·        Efektivitet natyral stimulus

·        Rritje të fertilitetit

 

Mënyra e përdorimit:

 

1 lugë e supës (15ml) për 0.5 kg në ushqim

 

Gjatë sezones së fluturimit:

 

Përdor para startimit 2 – 3 javë përpara garave. DYNERGON Q10 përdoret 2 deri 3 herë në javë

 

Para dhe gjatë qiftëzimit:

 

DYNERGON Q10  përdoret çdo të 2 ditë 2 javë para se të qiftëzohen dhe 1 javë gjatë qiftëzimit

 

 

 

 

 

 

 

FORTALYT

 

Përzierje unikate e elektroliteve me proteina specifike për pëllumba

 

·        Biorregullator ideal

·        Terapi me elektrolite për rikuperim të shpejtë

·        Kthim i shpejt i  bazes së acideve në balancimin e indeve në gjakë

·        Parandalon dehidrimin përgjatë diarres serioze

·        Përmban minerale të rëndësishme dhe proteina active biologjike

 

Mënyra e përdorimit:

 

1 lugë në 1 litër ujë ose 2 lugë në ushqim

 

Gjatë sezones së fluturimit:

 “Ardhjes në shtëpi”

 

Gjatë sezones së shumimit:

·        Para qiftëzimit

·        Ndërprerjes së ushqimit tek zogjët

 

 

 

 

 

 

 

                                                   VITAMIX

 

Vitamina të tretshme dhe glukozë dhe burime energjie

 

·        Direkt burim energjie

·        Terapi dhe veprime të gjata

·        Ngritje në shëndetin dhe fitnesin

·        Kombinim i balancuar i vitaminave

·        Përmbajtje komplete e vitaminës B

·        Konsum i shkëlqyer

 

 

Mënyra e përdorimit:

 

1 lugë VITAMIX  në 2 litra ujë të pijes 2 herë në javë

Në rast të dobësimit të ashpër (1 lugë në 2 litra ujë gjatë 5 ditëve)

 

·        Një terapi mbështetëse pas trajtimit të coccidiosis, trichomonosis, ornithosis dhe krimbave

·        Pas vaksionimit kundër paramyxovirosis dhe paratyphosis

·        Në rast dobësimi apo lodhjes

·        Gjatë ndërrimit të puplave

·        Gjatë shumimit dhe rritjes së zogjve

 

 

 

 

 

 

 

 

                                                       OMNIFORM

 

Tretësirë speciale me amino acide dhe vitamina

 

·        Për kushte optimale dhe rritjen e rezervave

·        Aktivizim i metabolizmit, rritë shpejtësin dhe qëndrueshmërin

·        Kthim i nivelit të energjisë në pëllumbat e dobësuar

·        Rritë shëndetin dhe rezistencen

 

 

Mënyra e përdorimit:

 

2 lugë për 1 litër ujë 2 herë në javë

 

·        1 ditë para futjes në shport (paket)

·        Në rast të rraskapitjes apo lodhjes

·        Në rast shëndeti jo të mire

·        Pas sëmundjes

·        Gjatë shumimit

 

Mundet me u kombinuar edhe me OROVITAL

 

 

 

 

 

 

 

                                                DEXTROTONIC

 

Elektrolite t ë tretshme, dekstroz dhe fruktoz

 

·        Rritje e kapacitetit të performances

·        Përmbajtje e lartë e përmirsimit të sheqerit

·        Aktivizon energjin rezerv

·        Rritje e metabolizmit

·        Ka një aktivitet kundër lodhjes

 

 

Mënyra e përdorimit:

 

3 lugë për 1 litër ujë

·        Para garave

·        Në rast lodhjeje

·        Në raste pafuqie tek muskujt

 

Zmadhon aktivitetin dhe stimulon me përzierjen me VITAMIX  dhe OMNIFORM

 

 

 

 

 

 

 

                                                 BIOCHOL

 

Amino acide të sulfurit, biotin, sorbitol dhe vitamin B 12

 

·        Forcues imëlqis dhe puplave

·        Rritë puplat e zogjve dhe shëndetin

·        Stimolon apetitin

·        Aktivizon metabolizmin

·        Rritë shëndetin dhe ngjyren e muskujve

 

 

Mënyra e përdorimit:

 

2 lugë për 1 litër ujë

 

·        Për mbrojtje të veshkëve dhe mëlqisë

·        Gjatë ndërrimit të puplave

·        Pas ndërprerjes së barnave

·        Në rast të metabolizmit të trubullt dhe pa apetit

·        Në rast të tretjes së dobët

 

 

  Zmadhon aktivitetin dhe stimulon me përzierjen me VITAMIX  dhe FORTALYT

 

 

 

 

 

 

 

CREATHLON

 

Kombinim unikat prej kreatines dhe HYDROXYMETHYLBUTYRATE

 

Përforcues natyral i muskujve, kërkimet shkencore kanë treguar se ka kualitet në rritjen e performances dhe gjithashtu ndihmon shpejt në rikuperimin e shpejt tek pëllumbat.

 

·        Zhvillim të shpejt dhe të fuqishëm të muskujve

·        Rikthen nivelin e energjisë tek pëllumbat e dobët

·        Rritje e muskujve dhe qëndrueshmeri

 

Mënyra e përdorimit:

 

Gjatë 5 ditëve 1 lugë ( = doza për 20 pëllumba) 2 herë në ditë në ushqim ose gjatë 5 ditëve 5 ditëve 2 herë në ditë 1 tablet në sqep

 

Zmadhon aktivitetin dhe stimulon me përzierjen me DYNERGON Q10

 

 

 

 

 

 

 

Produktet Natyrale

 

OROVITAL

 

Për rezistencë natyrale dhe rritje të performances

 

Përmbajtja: ECHINACEA – EN GINSENGEXTACTS

 

·        Kualitet të lartë në ekstratet e ECHINACEA dhe GINSENG

·        Aktivizon stimulimin e feritliltetit

·        Rritë rezistencen dhe performancen

·        Shkurton shërimin e sëmundjes

 

Mënyra e përdorimit:

 

2 lugë për 1 litër ujë

 

·        Gjatë rritjes së zogjve

·        Në rast shërimi

·        Në rast dobësimi fizikal dhe stres

 

Zmadhon aktivitetin dhe stimulon me përzierjen me OMNIFORM

 

 

 

 

 

 

 

ECOCURE

 

Stabilizator i zorrëve

 

Përmbajtja: OREGANO dhe Acide Organike Natyrale

 

·        Preparat i pastër biologjik

·        Krijon ambient perfekt në zorrë

·        Rritë kualitetin e ujit të pijes

·        I përdorshëm në rast infektimi bakterial të zorrëve (E.coli, Salmonella)

·        Stimulon rezistencen natyrale

 

Mënyra e përdorimit:

 

2 lugë për 1 litër ujë

 

Të parandaloj funksionin e çrregullt të zorrëve

 

·        Pëllumbat e rinjë: 2 deri 3 herë në javë (pas ndërprerjes së ushqimit nga prindërit)

·        Pëllumbat e vjetër: 1 herë në javë gjatë tërë vitit

 

 

 

 

 

 

 

Para Startimit të Garave

 

*        Kontrolli i shëndetit 4 javë para startit të sezonës, pëllumbat duhet të trajtohen për  coccidiosis (COXI PLUS - 5 ditë) dhe trichomonosis (TRICHO PLUS - 5 ditë)

*        2 javë para startit të sezonës, pëllumbat duhet të trajtohen për parandalim nga infektimet e zorrëve dhe salmonellosis duke përdorur THERAPRIM for 5 deri 8 ditë.

*        Të gjithë pëllumbat (beqar dhe të rinjë) duhet të vaksionohen kundër  paramyxovirosis në fillim të Marsit (pëllumbat e rinjë – zogjët pas 6 javëve)

*        Në fillim të sezones të gjithë pëllumbat duhet me u trajtuar me ECTOSPRAY në kërkes të eleminimit të ectoparasites

*        3 javë para fillimit të gjithë pëllumbat duhet të marrin CREATHLON dhe vazhdimisht me nga një doze gjatë tërë sezonës.

           Gjat ë sezonës së garave

*        Uji i pijes duhet të ndërohet çdo ditë ose 2 herë në ditë,

*        Gjatë sezonës së garave pëllumbat duhet të mbahen të lire nga ectoparasites me ECTOSPRAY

 
 
 
 

 

 
 
  Today, there have been 1 visitors (13 hits) on this page!  
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=