racingpigeonskosova
  Murra Gjakovare
 

Murra e Gjakovës

 
 
 
 
 
 

 

 

MURRA/MURRA GJAKOVARE

 

Murra gjakovare është raca më specifike në Kosovë.

Fajala” murra” në gjuhën shqipe ka disa kuprime:

Në kuptimin e parë vjen shprehja “murrak/ murrash” që në kuptimin zoologjik është emërtim i një zogu të vogël i cili ndryshe quhet “harabeli”. Është zog me pendët e kokës dhe shpinës ngjyrëkafe dhe ato të pjesës së poshtme ngjyrëhiri. Ka një sqep të madh e me këmbë të shkurtra, që jeton në tufë zakonisht pranë qendrave të banuara dhe që ushqehet kryesisht me drithë dhe ndryshe quhet “trumcak”.

Fjala tjetër është muranë - në kuptimin popullor është një grumbull gurësh. Me  këtë kuptim lidhen edhe disa shprehje si “muranat e shtëpisë” edhe shprehje të tjera si u ”kthye në muranë” që ka kuptimin e fjalës ka mbetur si një muranë, ka mbetur i ngurosur.

Kemi edhe një shprehje të radhës murra/murran - murrlan -  këtë shprehje e lidhim me fjalën i shpejt ë si murra/murrani/murrlani e cila është një er ë e fort ë që fryn me tërbim.

Shprehja tjetër e cila është më e përafërt me përshkrimin e pamjes së pëllumbit është fjala murra/murrak e cila vjen si përshkrim i një gjëje që vjen si i zi, i murrmë, i zeshkët a në ngjyrë hiri për shpendë dhe me ngjyrë gështenje (për sende etj.). Kjo në një form ë është si një lloj përshkrimi apo mbiemri për shpendët e caktuara.

Pëllumbi në fjal ë , murra gjakovare, është pëllumb autokton me një pamje karakteristike. Kjo rac ë është ruajtur me një fanatizëm të veçant ë në rajonin e Gjakovës. Sipas gojëdhanave ky pëllumb kultivohet me shekuj në Gjakovë dhe rrethinat  e saj.  Karakteristika e tij është ngjyra e bardhë në gjithë sipërfaqen e trupit, koka e murrme dhe në disa raste edhe shpinën mund ta ketë të murrme dhe atë në mesin e dy supeve si një trekandësh.

Askush nuk mund ta dij ë se cilat raca jan ë kryqëzuar për përfitimin e kësaj bukurosheje gjakovare.

Nga sqepi dhe forma e kokës  i përngjan më së shumti pëllumbit ilir të variantit  pa xhufkë me një pamje, ngjyrë dhe madhësi të njejtë.

Murra gjakovare është një pëllumb i mesëm, me një ndërtim kompakt të trupit dhe me një gjallësi të vecantë. Qendrimi i tij është i till ë sa të jep përshtypjen se është i gatshëm për fluturim.

Koka është e mesme dhe e rrumbullakët në pjesën e ballit dhe pakëz e  rrafshët në pjesën e meskokës dhe pa xhufkë.

Sytë i ka të murrëm dhe në disa raste edhe me nuansa të bardha në të kuqe, por gjithsesi të errët, me rathë të syve ngjyrë lëkure.

Sqepi i mesëm dhe i hollë, zakonisht me ngjyra të ndritshme dhe maja e sqepit me një shenjë të errët.

Qafa është relativisht e gjatë , e hollë dhe e drejtë. Ajo fillon me një trashësi nga supet dhe ngushtohet në drejtim të kokës.

Gjoksin e ka harkor në pjesën e poshtme dhe vertikal në drejtim të kokës.

Shpina e mesme dhe e pjerrët nga qafa në drejtim të bishtit si një vi e tërë.

Krahët i ka të gjatë dhe të qendrueshëm dhe q ë  e mbulojn ë tër ë sipërfaqen

e shpin ë s duke  qendruar paralel mbi bishtin e tij..

Bishtin nuk e ka shumë të gjatë, (disa centimetra më të gjatë se sa krahët).Duke  qen ë  i mbyllur mirë,bishti  duket si një vazhdim i vij ë s së shpinës. Numëron 12 pend ë bishti.

Këmbët i ka të mesme dhe pakë të kthyera lak dhe  pa pupla.

Ka një ngjyrë karakteristike bazë të bardhë (qumështi) në tër ë trupin, nd ë rsa  koka është e ndar ë për nga ngjyra,N ë   kok ë bie  n ë   sy një ngjyrë e murrme e cila i përngjan ngjyrës së akullit të bjeshkëve ( e murrme në bronz). Në disa raste të veçanta edhe shpinën, pjesën e mes supeve mund ta ket ë me ngjyrë të nurrme, por trupi gjithsesi duhet të jetë i bardhë.

 

 
  Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free