PIKLANAT E GJAKOVES
Emri : Piklanat e Gjakovës
Grupi: Pëllumbat tumlorë
Shoqatat/klubet:Nuk ka klub special
Nr. i standardit evropian. Nuk është i regjistruar
Madhësia e unazës: 07/08
Gjeneza:
Piklanat e Gjakovës jan pëllumba të fuqishëm dhe për nga pamja trupore duken të ken gjene të përbashkëta me Murrën Gjakovare. Fillimishtë është kultivuar në Gjakovë, kurse sotë është i përhapur edhe në Pejë, Prishtinë dhe vende tjera.
Nuk gjendet në regjistrin e standardit Evropian pasi që Kosova nuk ka qen shtet dhe si e tillë nuk ka pasur të drejtën e prezentimit të të racave kosovare.
Ndërtimi trupor:
Ka një madhësi të mesme duke u bazuar në standardin e përgjithshë të pëllumbave me një gjoks të fuqishëm dhe me trup të qëndrueshëm dhe elegant.
Përshkrimi i racës:
Standardi:
Piklanat e Gjakovës zakonishtë nuk kan xhufkë.
|Koka duhet të jetë e madhe dhe harkore.
Gjatësia trupore është 33 deri në 34 cm.
Sytë:
Të bardhë të theksuar me rrema të rrallë (të kuqërremtë) të cilët fillojnë nga fundi i rrethit të syrit në drejtim të dritës së syrit.
Sqepi:
Sqepi duhet të jetë i shkurtë dhe ngjyra e ti mvaret nga ngjyrat e puplave.
Në raste kur ngjyrat e kokës janë të lehta, mund që sqepi të jetë me ngjyrë lëkure.
Qafa:
Qafa duhet të jetë e trashë dhe e fuqishme e ngritur lartë që të bënë përshtypjen e një pëllumbi krenar.
Gjoksi:
I gjerë dhe i hedhur para.
Shpina:
Harkore pas përfundimit të pjesës së qafës dhe pastaj nga pika horizontale fillon pika tjetër pjerrake e cila përfundon në vien e bishtit.
Krahët:
Krahë të gjatë dhe të qëndrueshëm të cilët qëndrojnë të fort mbi bishtin e ti.
Bishti:
Vazhdon nga vija e shpinës dhe numëron 12 penda të gjata dhe të gjera.
Këmbët:
Të mesme dhe pa pupla.
Pupulat:
Ka një izolim të mirë të trupit me pupla të shpeshta dhe të qëndrueshme.
Ngjyrat:
Ngjyra bazë e trupit zakoshtë është e zezë e shoqëruar me pika, topa të bardhë pothuajse në gjithë sipërfaqen e trupit. Ka raste kur ngjyra bazë është e bardhë e shoqëruar me pika, topa të zi. Egziston edhe varianta e kuqe (kafe) me pika të bardha dhe varinta me ngjyrë të zezë por në raste të rralla.
Gabime eventuale:
Kur ka një trup të dobët apo të shkurtë dhe kur sqepin e ka të gjatë.