racingpigeonskosova
  Pellumbat e Shqiperis
 

“HUNÇAT OSE HUNDERRET”

 

Keta pellumba kane ardhur ne Shqiperi ne vitin 1916 nga ushtria Franceze, qe i perdorte si pellumba postiere dhe prej asaj kohe u perhapen ne te gjithe qytetet e Shqiperise.

Me te perhapur ne Tirane, Durres, Fier, Vlore, Berat, Shkoder dhe se fundi ne Sarande .

Megjithese ne qytetin e Beratit e kane pasur kete lloj rrace qe sipas shpejgime te amatorve te vjeter i kane kapur neper shpella ne shoqeri me pullumbat e eger C.livia dhe C.oenas .

Ka lloje konsruktesh, me trup te rregullt, te zakonshem, me trup te madh, bishte gjate, qafegjate dhe kembe gjate, me trup te shkurter , qafe dhe bisht te shkurter, por me gjoks te gjere .

Syte:

Me pala te medha rreth syve, aq te theksuar sa me veshtersi shikojne ushqimin, ka me pala te mesme , por ka dhe me pala te vogla qe me shume i duket si nje shirrit rreth syve .

Kembet :

Kembe te trasha , me ngjyre te kuqe, te pastra pa pupla dhe thonj te zi .

Hunda :

Me hunde te madhe te plasaritur, me hunde me madhesi mesatare,por ka dhe me hunde te vogel qe sipas amatoreve kane dale nga kryqezimi i kesaj rrace me pellumbin e eger C.livia.

Ngjyrat :

Raca origjinale jane hunçat ngjyre hiri me grada me krahe,por ka dhe murrashe , te kuq me grada ,te kuq fare qe nga amatoret quhen hashashe per shkak te ngjyres , te bardhe , te bardhe bishtzi , por edhe me pulla te ndryshme.

Qafa me refleks , ngjyre ylberi.

Vetite

Jane te kujdeshem per rritjen e zogjeve,preferojne shoqeri vetem me rracen e tyre , kendojne pak ,nuk perplasin krahet gjate fluterimit , kane pak veshtersi ne ulje e ne ngritje per kur marrin shpejtesi jane te

pa kapshem. Pesha me e madhe se tek pellumbat e tjere dhe shpejtesia e fluterimit e ben kete lloj me pak te rrezikuar nga shpendet grabiqarre .Duan ambejent te erret , ne brendesi te çative ne katulla siç quhen , preferojne te largohen nga shtepia drej periferise ne zona kodrinore ,fushe ku kullosin fara te ndryshme bimesh , ne arrat e mbjella me kultura bujqesore si misri , grurë etj.

Jane pellumba shume inteligjent , i qendrojne besnik vendit ku kanë lindur , kudo qe ti çosh kthehen perseri ne kafazin e tyre .Ne nje shtepi te pa njohur te mbyllur ne kafaz ose me krahe te prera i shikon perhere te tensionuar dhe duan nje kohe te gjate per te bashkuar dhe te pjellin veze .

Jane pellumba qe amatorët ne Shqipëri por edhe në mbare botën i perdorin për garra në distance të largëta.Vitet e fundit amatorët shqiptarë kanë blerë në panaire te ndryshme qe zhvillohen e Evropë lloje të ndryshem hunçash nga hunde patatet deri tek hunde vegjelit , pellumbat e shpejtesis dhe kane filluar te bejne kryqezime midis tyre .

Mendojne se duhet fuksionoje nje institut ku te rruhet jo vetm rraca e paster e pellumbave , por edhe speciet e tjera qe jane autoktone te vendit tone.

Pergatiti:

Vladimir Paluka

Grigor Jorgo

 

 

 

 
 

“HUNÇAT OSE HUNDERRET”

 
 
 

“HUNÇAT OSE HUNDERRET”

 
  Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free